LAJMI I FUNDIT:

Një ditë brenda burgut të hapur të Smrekonicës, aty ku të burgosurit sigurojnë vetë bukën

Një ditë brenda burgut të hapur të Smrekonicës, aty ku të burgosurit sigurojnë vetë bukën

Numër i madh i aktiviteteve e punëve kryhen nga të burgosurit në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë. 120 sa janë brenda duke vuajtur dënimin, 100 prej tyre punojnë rregullisht.

Brenda dyerve të hekurta të burgut thonë se dita zgjat më shumë.


Por, 120 të burgosurit që dënimin e vuajnë në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, kanë gjetur shkas që orët e ditëve të burgut t’i shfrytëzojnë duke punuar.

Të rënë ndesh me ligjin për vepra të ndryshme, por të përbashkët e kanë punën që e kryejnë sikur të ishin jashtë.

Në zonën e agrokulturës, është duke u lavdëruar toka kultivuese, ku nga rendimentet e dala bëhet furnizimi i kuzhinës së institucionit por edhe qendrave të tjera korrektuese.

Por përgatitjen e patateve që kanë mbjellë e lavdëruar të burgosurit tyre edhe servimin e drekës çdo ditë e bëjnë të burgosur të tjerë.

Rreth 22 prej tyre janë të punësuar në kuzhinë, që kujdesen që asnjë i dënuar e askush nga stafi të mos mbes i uritur.

Pasi kanë përfunduar ndërrimin e paradites në punët që u ngarkohen, të gjithë në radhë për një, presin të marrin ushqimin.

Pauza që u zgjat një orë përfundon, e të gjithë rikthehen në hapësirat ku punojnë.

Këto të gjitha janë vetura të Shërbimit Korrektues të Kosovës, e secila prej tyre ka nevojë për mjeshtër, ku këta të fundit janë edhe goxha profesionalë.

“Jemi tu e bo ndërrimin e ulës, punojë që një muaj”, është shprehur një nga të burgosurit.

“Me orar e kemi nga ora 9:00, jemi duke e rregulluar motorin që ishte blloku, jemi duke e montuar motorin e ri, shërbimet e tjera i bëjmë si serviset i ndërrojmë, gomat dhe filtrat etj”, ka thënë një i burgosur tjetër.

Se janë të aftë për atë që e bëjnë e edhe te disiplinuar e thotë instruktori që i drejton.

“Ka prej tyre që vijnë nga jashtë, që kanë pas servisin e vetë ose kanë punuar këtë zanat, por ka edhe të tjerë që zanatin e marrin këtu dhe dalin shumë të kënaqur, janë të sjellshëm, të disiplinuar”, ka thënë Pajtim Dedija, instruktor i Automekanikës.

Pak më tutje, salduesit e Smrekonicës kanë përfunduar disa dollapë, ku njëri prej tyre këtë të marte do të niset për në një stacion policor si donacion nga kjo qendër.

”Është punë e lehtë, sot kemi punuar disa meremetime me mbajtëset e luleve, shumë më mirë është kur je i angazhuar në punë sesa me qëndruar gjithë kohën vetëm brenda mbyllur”, shprehet i burgosuri.

Nga 120 që janë brenda, 100 prej këtyre të dënuarve  janë të  punësuar brenda burgut.

“Ekipi multiprofesional, bën vlerësimin e tyre edhe shpërndarjen e tyre sipas rrezikshmërisë, edhe profesionit që kanë. Paraprakisht e marrim parasysh profesionin e tyre, të kaluarën e tyre çka kanë punuar në jetë private edhe i sistemojmë”, ka thënë Agron Thaqi, mbikëqyrës i lartë i sigurisë.

E burgu i hapur i Smrekonicës, që është i vetmi i këtij lloji në Kosovë përveç aktiviteteve të punës, numëron edhe një sërë aktivitetesh të tjera.

“Ekziston një objekt i veçantë, ku bëhen aktivitetet rehabilituese, për të dënuarit, kemi sallën për lojërat e shahut, pastaj e kemi sallën e fitnesit, kemi bibliotekën, kemi edhe sallën e takimeve ku trajnohen të dënuarit”, ka thënë Sokol Rexha, zyrtar i lartë i njësisë ekonomike.

Madje, të dënuarve që kanë sjellje të mira dhe i plotësojnë kushtet e caktuar, u takon edhe pushimi i vikendit.

I tillë është edhe një rast kur  dy të dënuar kanë marrë gjësendet e tyre, dhe dy ditët e ardhshme do ti kalojnë në shtëpi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori