LAJMI I FUNDIT:

Një dëshmi e fuqisë së edukimit në Prishtina Mall – Superfinalja e Garës së Robotikës – KML Open 2022-23

Një dëshmi e fuqisë së edukimit në Prishtina Mall – Superfinalja e Garës së Robotikës – KML Open 2022-23

Më 16 shtator 2023, Prishtina Mall ishte nikoqire e Superfinales së Edicionit të Pestë të Garës së Robotikës – Kosova Makers League Open 2022-23. Gara mblodhi së bashku 86 ekipe dhe mentorët e tyre për të konkurruar me robotin e tyre të preferuar micro:Maqueen Plus.

Mbështetja e Garës së Robotikës dëshmon se Prishtina Mall përkrahë nxënësit, arsimin edhe edukimin e tyre përtej kurrikulave bazike në shkolla. Kjo garë u ka ofruar nxënësve mundësinë të mësojnë rreth robotikës, kodimit dhe zgjidhjes së problemeve në mënyrë kreative.

Gara e Robotikës është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit të Prishtina Mall për të mbështetur komunitetin. Qendra tregtare është e përkushtuar për të ofruar një hapësirë ku njerëzit mund të bashkohen për të mësuar dhe argëtuar.

Super Finalja e Garës të Robotikës ishte një ngjarje emocionuese. Dhe të gjithë nxënësit që garuan treguan vendosmëri të madhe, kreativitet dhe punë ekipore. Prishtina Mall është krenare që i përkrah këta studentë të talentuar dhe mentorët e tyre.

Prishtina Mall qëndron si simbol i mbështetjes për arsimin, inovacionin dhe potencialin e pakufishëm të rinisë sonë. Kjo Superfinale e Garës së Robotikës në Prishtina Mall nuk ishte vetëm një kulm i punës së palodhur dhe përkushtimit; ishte një dëshmi e fuqisë së arsimit dhe mbështetjes së komunitetit.

Për edukimin, fëmijët dhe argëtimin – ku tjetër veç në Prishtina Mall!