Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj dhe disa prokurorë nga prokuroritë e vendit tonë po qëndrojnë për vizitë pune në Gjermani, ku në takime të ndara me drejtues të institucioneve të drejtësisë së Gjermanisë, është biseduar lidhur me organizimin e sistemit prokurorial në Republikën e Kosovës dhe organizimin e sistemit prokurorial në Gjermani.
Gjatë kësaj vizite delegacioni nga Kosova ka vizituar edhe Prokurorinë e Përgjithshme në Dyseldorf, ku është pritur nga kryeprokurori i Landit Nordrhein-Westfalen, Emil Brachthäuser. Në këtë takim kryesisht është diskutuar për strukturën e prokurorisë së përgjithshme, vlerësimin e prokurorëve dhe masat disiplinore për prokurorë.
Kryeprokurori Lumezi dhe kryeprokurori Brachthäuser, biseduan edhe për zhvillimin e aftësive organizative, posaçërisht në fushën e bërjes së politikave strategjike prokuroriale, mekanizmave koordinues, zhvillimin e karrierës së prokurorëve, përgjegjësinë e prokurorëve dhe llogaridhënien e tyre.
Në kuadër të kësaj vizite delegacioni nga Republika e Kosovës ka vizituar Ministrinë e Drejtësisë në Dyseldorf, ku është biseduar për kriteret e emërimit për prokurorët në Gjermani, për masat disiplinore ndaj tyre, si dhe për mënyrën e vlerësimit të prokurorëve.
Poashtu ky delegacion, në krye me kryeprokurorin Lumezi, ka vizituar edhe Gjykatën e Lartë të Landit Këln, ku janë pritur nga zëvendës presidenti i Gjykatës së Lartë të Landit, Christian Schmitz-Justen. Në këtë takim është diskutuar për punën e senateve penale të Gjykatës së Lartë të Landit dhe bashkëpunimin me Prokurorinë e Përgjithshme në Këln.
Në këto takime ndër të tjera është biseduar edhe për përvojat e sistemit prokurorial të Gjermanisë, me qëllim të ngritjes së standardeve të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës në standardet e sistemeve prokuroriale më të zhvilluara të vendeve të Evropës.
Poashtu gjatë këtyre takimeve të dyja palët u pajtuan se do të angazhohen të punojnë për thellimin e bashkëpunimit në mes sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës dhe sistemit prokurorial të Gjermanisë, për të shkëmbyer përvojat e prokurorive të dy vendeve në luftën kundër kriminalitetit, me qëllim të rritjes së efikasitetit të sistemit prokurorial të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim
Demantohen mediat serbe, Policia: Dy të persona në Leposaviq u gjobitën për prishje të rendit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes