LAJMI I FUNDIT:

Një Chevrolet i gjeneratës së ardhshme mund të ketë goma pa ajër

Një Chevrolet i gjeneratës së ardhshme mund të ketë goma pa ajër

Michelin ka punuar me General Motors për të zhvilluar goma pa ajër që do të shiten në një makinë elektrike të gjeneratës së ardhshme Chevrolet Bolt, që pritet të dalë në shitje në vitet e ardhshme, tha një ekzekutiv i Michelin.

Kjo mund të shënojë rënien e traditës mbi 130 vjeçare të gomave, por edhe fundin e një prej aspekteve më të bezdisshme të pronësisë së makinave: mbajtjen e ajrit në goma.


“Ne duam të sjellim gjeneratën e ardhshme të Chevrolet Bolt me goma pa ajër”, tha Alexis Garcin, president i Michelin në Amerikën e Veriut.

“Kjo do të ndodhë tani në tre deri në pesë vitet e ardhshme”.

General Motors nuk ka konfirmuar se është duke punuar në një makinë të re që do të quhet Cehvrolet Bolt, i njëjti emër sikurse vetura elektrike aktuale e prodhuesit të automjeteve, por GM ka thënë se është duke punuar në një shumëllojshmëri të gjerë të automjeteve elektrike duke përfshirë ato të përballueshme të ngjashme me Bolt në çmime. /Telegrafi/