LAJMI I FUNDIT:

Një ceremoni dasme në Angli u shndërrua në një skenë të “Fast and Furious” – morën pjesë rreth 30 supermakina

Një ceremoni dasme në Angli u shndërrua në një skenë të “Fast and Furious” – morën pjesë rreth 30 supermakina

Një ceremoni me makina luksoze – në vlerë prej 10 milionë funte (11.3 milionë euro) – të drejtuara nga dasmorët në Birmingham të Anglisë, në natën e Vitit të Ri i la të dëshmitarët të befasuar.

Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, rreth 30 supermakina u mblodhën në St Oswalds Road në Small Heath më 31 dhjetor pasi miqtë e Kasim Ali dhe nuses së tij të ardhshme Natasha u takuan përpara dasmës së tyre.


Ata u mblodhën pranë shtëpisë së çiftit përpara se të bënin udhëtimin prej tre kilometrash për në Grand Botanical Suite në Bordesley Street, Digbeth, për dasmën.

Makinat u morën me qira nga miqtë, të cilët secili zgjodhi të preferuarat e tyre.

Miku i dhëndrit, Kad, nga Birmingham Car Hire Limited, i cili ndihmoi në organizimin e ngjarjes, e krahasoi atë me një ‘skenë nga Fast and Furious’.

Makinat përfshinin Lamborghini, Ferrari, McLaren, Range Rover SVR, Rolls Royce dhe kishte gjithashtu Mercedes e Audi. /Telegrafi/