LAJMI I FUNDIT:

Një burrë kanos me armë një grua në Prishtinë

Një burrë kanos me armë një grua në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Në lagjen Ulpianë të Prishtinës, mbrëmë rreth orës 20:05, pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi, një grua ka raportuar se një burrë i është kanosur me armë. Të dytë, ankuesja dhe i dyshuari, janë të nacionalitetit shqiptarë.

“Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e kalibrit 9 mm”, shkruan në raport e Policisë.

Arma me të cilën është kanosur i dyshuari ka qenë armë pa leje. Ndërsa, me vendimin e prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.