Një person ka raportuar se nusja e djalit të tij në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 01:00, në Pejë.


Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit pakët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Pejë 26.08.2026-01:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se e reja e tij (nusja e djalit) e dyshuara femër kosovare, në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/