LAJMI I FUNDIT:

Një banor i Strugës paditet penalisht nga Policia

Një banor i Strugës paditet penalisht nga Policia

Policia e Strugës ka ngritur kallëzim penal ndaj A. B (34), i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ”prodhim i paautorizuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe ”përpunim të palejuar, mbajtje dhe tregti me armë ose materiale shpërthyese”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e A. B, është gjetur një sasi e pakët barnishte, si edhe një plumb arme, kalibër 7,62mm. Personi A. B, është i njohur për policinë pasi që edhe më herët ndaj tij janë ngritur kallëzime penale./Telegrafi/