LAJMI I FUNDIT:

Një 29 vjeçar nga Kosova, gjendet i vdekur në qelinë e tij në një burg në Britani

Një 29 vjeçar nga Kosova, gjendet i vdekur në qelinë e tij në një burg në Britani

Një shqiptar nga Kosova është gjendur i vdekur në një burg në Belmarsh të Britanisë.

Liridon Saliuka, 29 vjeçar, për më shumë se 20 vite jetonte me familje në Londër. Ai është gjendur i vdekur me dy janar në qelinë e tij, në burgun e sigurisë së lartë në Belmarsh.


Autoritetet britanike e kanë konsideruar si vetëvrasje, por familja e tij vë në dyshime vonesën e rezultateve të obduksionit, dhe nuk pajtohen me to.

Saliuka, jetonte në qytetin Harrow në veri-perëndim të Londrës, dhe ishte në paraburgim që nga vera e kaluar kur u arrestua dhe u akuzua për vrasje në një klub në lindje të Londrës.

Ai e kishte mohuar se ishte përfshirë në atë rast.

Liridoni, dy vite më parë kishte pësuar aksident të rëndë me veturë, dhe i ishin vendosur shufra metalike në trup, duke ia vështirësuar, ecjen ose qëndrimin në këmbë në periudha të gjata, njofton Telegrafi.

Motra e tij Dita, kishte shprehur shqetësimin rreth gjendjes së tij në burg, pasi kishte folur më të për kushtet brenda burgut përfshirë rrezikun për jetë, duke thënë se po kërcënohet.

Në Belmarsh, tha ajo, fillimisht u fut në një qeli të veçantë me një dyshek ortopedik, por kohët e fundit ishte transferuar në një qeli standarde.

Më tej ajo i ka thënë prestigjiozes, The Guardian se autopsia e tij nuk ishte kryer ende në mënyrë që familja ta shikonte trupin.

Ndërkaq, Selen Cavcav, punonjës një organizatë që mbështet të afërmit në gjykatat tha se “Vdekja e Liridonit është shqetësuese. Familjes së tij duhet t’i lejohet të marrë pjesë në mënyrë në proceset e hetimit dhe të vërtetojë të vërtetën në lidhje me rrethanat e vdekjes së tij”.

Lidhur me vrasjen e Liridon Salikuka, është folur edhe në Parlamentin britanik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori