LAJMI I FUNDIT:

Njazi Thaçi sërish në garë për drejtor menaxhues të KEK-ut

Njazi Thaçi sërish në garë për drejtor menaxhues të KEK-ut

Për herën e tretë është shpallur konkursi për drejtor menaxhues në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), i cili do mbyllet më 10 shtator 2018.

Në këtë garë për drejtor do të jetë edhe Ushtruesi aktual i detyrës së drejtorit menaxhues në KEK, Njazi Thaçi.


Thaçi ka pranuar për KosovaPress se do të jetë në garë për drejtorin menaxhues të KEK, sepse ai, thotë se është pjesë e kësaj korporate që nga viti 2007 dhe i plotëson të gjitha kushtet që të drejtojë këtë ndërmarrje publike.

Arsyeja pse i futet kësaj gare Ushtruesi i detyrës së drejtorit, sipas tij, është performanca e mirë në KEK gjatë menaxhimit të tij dhe njohuria me sfidat në KEK.

Në mbledhjen e Bordit Drejtues të KEK-ut të mbajtur me 31 maj, Drejtori Menaxhues i deritanishëm i KEK, Arben Gjukaj, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij dhe menjëherë pas dorëheqjes së Gjukajt, Bordi kishte emëruar Ushtrues detyre të drejtorit menaxhues në KEK, Njazi Thaçi.

Pas dorëheqjes së Arben Gjukajt, për herë të parë KEK-u ka shpallur konkurs për Drejtor Menaxhues në KEK më 5 prill, ndërsa është rishpallur më 1 qershor dhe për herë të tretë konkursi është hapur më 9 gusht, i cili mbetet i hapur deri më 10 shtator. /kp/Telegrafi/