LAJMI I FUNDIT:

Nivelet e vitaminës D mund të ndikojnë në nivelet e vdekshmërisë së pacientëve me COVID-19

Nivelet e vitaminës D mund të ndikojnë në nivelet e vdekshmërisë së pacientëve me COVID-19

Studiuesit kanë zbuluar një lidhje të fortë midis mungesës së vitaminës D dhe niveleve të vdekshmërisë nga coronavirusi i ri, zbulon një studim i ri.

Një ekip hulumtues i drejtuar nga Universiteti Northwestern ka analizuar të dhënat nga spitalet dhe klinikat në të gjithë Kinën, Francën, Gjermaninë, Italinë, Iranin, Korenë e Jugut, Spanjën, Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, përcjell Telegrafi.


Sipas “NYPost”, pacientët nga vendet me shkallë të lartë të vdekshmërisë COVID-19, të tilla si Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, kishin nivele më të ulëta të vitaminës D në krahasim me pacientët në vendet që nuk ishin aq të prekur, sipas studimit.

Studiuesit gjetën gjithashtu një lidhje të fortë midis niveleve të vitaminës D dhe “stuhisë së citokinës”, e cila është një gjendje hiperinflamatore e shkaktuar nga një sistem imunitar tepër aktiv.

Sidoqoftë, shkencëtarët paralajmëruan gjithashtu kundër “rezervave” të vitaminës D.

“Ndërsa unë mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të dinë se mungesa e vitaminës D mund të luajë një rol në vdekshmëri, ne nuk kemi nevojë të nxisim marrjen e vitaminës D tek të gjithë”, ka thënë Vadim Backman i Northwestern, i cili drejtoi studimin, në një deklaratë.

“Kjo ka nevojë për studim të mëtutjeshëm, dhe shpresoj se puna jonë do të stimulojë interesin në këtë fushë. Të dhënat gjithashtu mund të ndriçojnë mekanizmin e vdekshmërisë, i cili, nëse vërtetohet, mund të çojë në objektiva të reja terapeutike”.

Shkencëtarët thanë se ata duhet të kryejnë shumë më tepër hulumtime për të kuptuar se si vitamina D mund të përdoret për të mbrojtur kundër komplikimeve COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori