Dy partitë opozitare, AAK-ja e “Nisma”, kanë vendosur t’i kthehen punës në Kuvend, ndonëse para rreth 7 muajsh patën marrë vendim t’i bojkotonin seancat.
Arsyeja e kthimit sipas përfaqësuesve të këtyre partive ka të bëjë kryekëput me Marrëveshjen e Demarkacionit, shkruan “Zëri”.
Sipas tyre, vendimi për t’u kthyer ka ardhur pas procedimit të kësaj marrëveshjeje në Kuvend, pasi që kanë vlerësuar se pikërisht tani është momenti që t’i kthehen jetës institucionale.
Si rrjedhojë, partitë opozitare janë shprehur të bindura që kjo marrëveshje nuk do të kalojë as në seancën kur pritet të rivihet në votim. Ndërkohë, as dy partitë në pushtet (PDK e LDK) akoma nuk e dinë se a i kanë votat për ta ratifikuar marrëveshjen në fjalë. Deputetë nga këto subjekte kanë thënë për gazetën “Zëri” se ende nuk kanë ndonjë informacion rreth kësaj çështjeje.
Megjithëkëtë përfaqësues nga Qeveria, duke mos saktësuar, kanë thënë se Marrëveshja për Demarkacionin do të procedohet shumë shpejt në Kuvend.
Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike në Kosovë kanë vlerësuar se AAK-ja dhe “Nisma” nuk do të duhej të largoheshin nga Kuvendi. Disa prej tyre kanë thënë se kalueshmëria e Marrëveshjes së Demarkacionit varet prej votave të koalicionit qeverisës e disa të tjerë e kanë cilësuar si “punë të kryer” çështjen e demarkacionit. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel – por a do të ndodhë një i tillë?
Turizëm në katër stinë – si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel - por a do të ndodhë një i tillë?
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare