Nissan po kërkon të rifreskojë linjën e tij në tre vitet e ardhshme duke prezantuar 30 modele të reja deri në vitin 2027 sipas planit “The Arc”.
Bëhet e ditur se 16 prej tyre do të jenë hibride dhe elektrike, ndërsa 14 të tjerat do të fuqizohen nga motorë me derivate.
Arc përbëhet nga disa strategji rajonale, duke përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë, ku Nissan synon të prezantojë shtatë modele krejtësisht të reja, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Qëllimi është që vetëm në SHBA të rigjallërohet rreth 78 për qind e linjës së prodhuesit dhe të prezantohen modele hibrige plug-in.
Sa i përket Evropës, Nissan ka në plan të prezantojë gjashtë modele të reja në përpjekje për të rritur shitjen e automjeteve elektrike.
Të tjera modele të reja do të shpërndahen në Lindjen e Mesme, Afrikë, Japoni dhe Kinë.
Gjithashtu, marka japoneze po punon edhe në përmirësimin e baterive me litium duke e rritur shpejtësinë e karikimit dhe densitetit të tyre.
Por, ky plan biznesi thuhet se nuk përfshin asnjë detaj në lidhje me një bashkëpunim të mundshëm midis Nissan dhe kompanisë Fisker, edhe pse raportohej se prodhuesi i automjeteve japoneze mund të investojë 400 milionë dollarë në platformën e kamionëve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVolvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Vjen në Kosovë epoka e re e depilimit të përhershëm
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel
Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë
Ndoqën gabimisht navigacionin, turistët në Hawaii përfunduan me automjetin e tyre në oqean
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur