LAJMI I FUNDIT:

NISMA-s i bashkohen anëtarë të rinj në Drenas

NISMA-s i bashkohen anëtarë të rinj në Drenas

Dega e Nismës për Kosovën në Drenas sot ka zhvilluar një takim, ku edhe kanë aderuar një numër i madh i të rinjve.

Pa treguar se sa të rinj aderuan sot në këtë parti, në një komunikatë dërguar mediave thuhet se në këtë takim i pranishëm ishte kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, kryetari i Nisma’s, Fatmir Limaj, anëtarë të Kryesisë dhe deputetë të Nismës, të cilët janë pritur nga kryetari i degës së Nismës në Drenas, Isa Xhemajlaj.


Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, tha se që 2 vite asnjëherë zyrat e Nismës në Drenas nuk kanë pasur më shumë njerëz.

“Krasniqi tha se prezenca e tyre aq e madhe sot po tregon se Nisma’s në Drenas tashmë i është lëshuar frymëmarrja. Ju ftoj të punojmë së bashku, sepse Nisma është subjekt që ju krijon hapësirë të rinjve të vendi”, thuhet në komunikatë.

Kryetari i Nisma’s, Fatmir Limaj, iu ka uruar mirëseardhje gjithë të rinjve që nga sot i janë bashkuar Nismës në Drenas.

Sipas tij, gjithë këto aderime, gjithë këto bashkime që po i bëhen Nismës në Drenas, janë bashkim për fitore.

“Nisma ka zgjedh një rrugë të vështirë, e vështirë sepse ky vend po qeveriset me gënjeshtra e mashtrime, në nivel qendror e lokal, e Nisma po mundohet ta ndal këtë fakt të hidhur, por duhet të shmangen e distancohet populli nga këta mashtrues”, ka vazhduar ai.

Kosovës më së shumti i duhet ndërtimi i shtetit ligjor, e shtetin ligjor do ta bëjmë ne së bashku me punë dhe angazhim, citohet të ketë thënë kryetari Limaj.

Ndërsa, kryetari i Nismës në Drenas, Isa Xhemajlaj, tha se Nisma tashmë subjekti i dytë më i madh në Drenas, dhe është duke punuar fuqimisht që me punë dhe angazhim të jetë fitues i zgjedhjeve të ardhshme lokale në Drenas.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori