LAJMI I FUNDIT:

Nisma konfirmon se do të jetë pjesë e takimit të ftuar nga Hoti

Nisma konfirmon se do të jetë pjesë e takimit të ftuar nga Hoti

Nisma Socialdemokrate është e gatshme që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryeministrit Avdullah Hoti, për një takim me subjektet tjera politike. Madje, u shprehën të gatshëm në këtë takim të diskutojnë edhe për çështjen e presidentit apo mbajtjen e zgjedhjeve, në rast se kjo do të jetë pikë e rendit të ditës.

Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka deklaruar se gjithmonë do të jenë në tavolinë ku bisedohet për fatin e Kosovës.


“Nisma nuk ka refuzuar asnjëherë asnjë tavolinë, gjithmonë do të jemi aty ku bisedohet për fatin e vendit, pa marrë parasysh pikave të rendit të ditës. Në këtë rast vazhdimësia e qeverisë përmes zgjedhjes së një presidenti apo vendimi i përbashkët se mazhoranca dhe opozita nuk duan të zgjedhin një president dhe duan të shkojnë në zgjedhje. Kjo duhet të jetë çështje e tavolinës që duhet ta bëjnë forcat politike. Por, sot dua të përqendrohem vetëm te kjo, pjesa e tjetër nga e hëna e më tej”, u shpreh ai, rapoton KP.

Koalicioni qeverisës i Kosovës do të takohet, brenda disa ditëve, për të përcaktuar vijimësinë ose ndërprerjen e bashkëpunimit. Kryeministri Avdullah Hoti, ditëve të fundit ka deklaruar se subjektet politike parlamentare do të diskutojnë lidhur me çështjen e presidentit të ri, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit si shkak i konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale. Shefi i qeverisë paralajmëroi se pa një dakordësi për këtë temë, alternativë mbetet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori