LAJMI I FUNDIT:

Nishani: Prokuroria të hetojë për pajisjen përgjuese

Nishani: Prokuroria të hetojë për pajisjen përgjuese

Në një dalje për mediat Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka folur mbi pajisjen përgjuese që dyshohet se ndodhet në Policinë e Shtetit, pas akuzave të bërë nga opozita. Nishani ka theksuar se Prokuroria duhet të hetojë mbi këtë rast dhe të mbrojë dimensionin e sigurisë kombëtare, duke e cilësuar si një instrument antikushtetues.

“Nuk e besoja në fakt kur e pashë në media para disa ditësh. Tashmë i konfirmuar që ky mekanizëm ilegal qenka prezent dhe funksionon. Ky përbën shqetësim të madh për gjithë shoqërinë tonë. Nga kjo sallë i kërkoj zyrtarisht Prokurorisë që të mbrojë dinjitetin e shtetit dhe qytetarëve të tij. Të hetohet gjithë procesi i sjelljes në Shqipëri të kësaj pajisje, kush ka qenë ai autoritet doganor që ka lejuar të vijë në Shqipëri pajisjen, që në çdo rast duhet të hyjë më lejen e prokurorisë”.


“I kërkoj prokurorisë të hetojë deri në fund, të hetojë zyrtarët që kanë përdorur këtë pajisje të paligjshme. Pajisja ka cenuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Ka kërcënuar integritetin e të gjitha institucioneve, çdo qytetari të thjeshtë. Një pajisje e tillë s’mund të vijë në Shqipëri dhe të vihet në dispozicion pa leje nga prokuroria. I bëj thirrje institucioneve që pengojnë shtimet, të mos bëhen pengesë e funksionimit të ligjit në Shqipëri, çdo akt që pengon hetimin do të përballet me ligjin”, ka thënë Nishani. /Telegrafi/