LAJMI I FUNDIT:

Nise ditën me bukë taze – Çka janë ‘broqet’ që ua ndreçin ditën?

Nise ditën me bukë taze – Çka janë ‘broqet’ që ua ndreçin ditën?

Një mëngjes me bukë taze e me ushqim të përzgjedhur sipas dëshirës – kush nuk do të dëshironte një mëngjes të tillë.

Jo të gjithë jemi mjeshtër në gatim, sidomos kur vjen puna të brumi, megjithatë, një telashe e tillë është zgjidhur së fundmi nga brendi francez, Bonjour, që ka sjellë bukën “broqen” në vendin tonë.

Por, çka është buka “broqen”?

Broqen janë kuleqë të vegjël të shijshëm të cilët ju ofrojnë një ndjesi unike të shijimit të ushqimit të shpejt dhe me cilësi. Ky lloj i bukës është i njohur në tërë Evropën dhe konsumohet para e pas ditëve të ngjeshura të punës. Broqen preferohet shumë në Gjermani, Austri, Zvicër, Suedi, Finlandë e shumë vende të tjera.

Ky produkt mund të shoqërohet me çfarë do ushqimit jetër, të njelmët apo të ëmbëli dhe kjo e bën të shumanshëm për preferenca të ndryshme.

Në vende të ndryshme buka “broqen” njihet me emra të ndryshëm, e për shembull në Gjermani njihet si “brotchen”, në Zvicër njihet si “Bretli”, në Austri e quajnë “Semel”, ndërsa në Itali njihet si “Pannino”.

Në Kosovë ky produkt është sjellë për herë të parë nga brendi francez, Bonjour. Kjo bukë e paketuar mund të gjendet për vetëm 0,69 cent në pikat e INTEREX në mbarë Kosovën. Kjo bukë prodhohet nga Premium Bakery.

Përbërësit dhe si të përgatitet buka “broqen”?

Buka broqen vjen si produkt i gatshëm në paketëm, i gatshëm për t’u pjekur.

Për këtë ju nevojiten 10 deri 12 minuta në temperaturë prej 200 deri 220 shkallë Celsius.

Përbërësit e bukës “broqen”: Miell i bardhë T-500, Ujë, Tharm, Kripë e Jodizuar, Dekstrozë, rregullues i aciditetit.

Për të gjetur bukën “broqen” vizitoni një nga pikat e afërta të INTEREX në çmim promovues.

Artikull i sponzorizuar