Ka nisur zbatimi i programit të kredive të favorshme për shtëpi në Shqipëri. Familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit mund të përfitojnë nga ky program, ndërsa interesi do të paguhet nga shteti.
Ministri i Financave Ervin Mete bëri me dije se fituesit janë shpallur sipas procedurave dhe kritereve përzgjedhëse, pas administrimit të një numri të konsiderueshëm kërkesash. Ndërsa shtoi se ky program do të shtrihet edhe vitin tjetër, ku synohet edhe zgjerimi i përfituesve dhe kategorive.
“Kjo mbështetje që jepet sot për ju, në formën e kredive me zero interes, është shprehje e detyrimit tonë që momentin e mirë ekonomik që po kalon vendi, pasi është përballur me një sërë krizash, ta përkthejmë në më tepër solidaritet dhe një rishpërndarje edhe më të drejtë në funksion të mirëqënies së qytetarëve.
Ky është një program, i aplikuar për herë të parë këtë vit, mundësuar përmes ndryshimeve të posaçme ligjore, administruar online në e-Albania, si një zgjerim i programeve të strehimit, duke mundësuar në bashkëpunim me bankat e nivelit të dytë kredi të lehtësuara, interesi i së cilave subvencionohet tërësisht nga buxheti i shtetit.
Në këtë frymë, inicivitën e këtij viti, për të mbështetur me kredi me zero interes 300 punonjës të rendit, mbrojtjes dhe shëndetësisë, do ta shtrijmë edhe në vitin tjetër, me synim për të përmbushur sa të e jetë e mundur nevojat e punonjësve që jetojnë larg vendeve të punës, apo që kanë nevojë për më shumë hapësira për strehim.
Synimi është gjithashtu që vitin tjetër të konsiderohet edhe zgjerimi i përfituesve dhe kategorive nga këto lehtësi.
Siç e dini, kemi alokuar gjithashtu, një fond të posacëm për rritjen e pagave për vitin e ardhshëm, në mënyrë që të avancojmë me një rritje domethënëse të pagave për sektorin publik, patjetër përfshirë edhe sektorin e rendit, të mbrojtjes dhe të shëndetësisë, me synimin për të ofruar punësim cilësor, një pagë konkurruese edhe në rajon dhe me ambicjen për të mos ndaluar këtu, por për të vazhduar më tej drejt një mbështetje më të madhe të shërbyesve publikë.
Me të njëjtën shprehje solidariteti, ne aktin normativ që sapo miratuam, ju kemi dhënë mbështetje shtresave në nevojë, si edhe pensionistëve, të cilët morën bonusin e dytë brenda këtij viti, me synimin që gjatë vitit të ardhshëm të angazhohemi në një diskutim të thelluar për reformimin si të skemës së sigurimeve shoqërore, pra të pensioneve, ashtu edhe të shtyllave të tjera të mbrojtjes sociale për shtresat në nevojë.
I njëjti akt normativ akordoi edhe kompensimin ushqimor për punonjësit e Policisë së Shtetit, pikërisht nën frymën e një trajtimi dinjitoz të atyre që shërbejnë nën uniformën e shtetit shqiptar.
Sepse siç e theksova, është detyrimi ynë që të jemi solidarë, të bëjmë politika së më të drejta dhe të mbështesim sa të jetë e mundur të gjithë ata që me dinjitet dhe ndershmëri japin shërbimin e tyre në këtë vend”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

"LDK do ta arrijë rreth 20 për qind", Abdixhiku: Do të qëndrojmë në opozitë

Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re