LAJMI I FUNDIT:

Nis takimi i Hotit me delegacionin amerikan

Nis takimi i Hotit me delegacionin amerikan

Ka nisur takimi i kryeministrit të vendit Avdullah Hoti me delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Delegacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  po udhëhiqet nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler, po ashtu në delegacion do të jetë edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA, transmeton Telegrafi.


Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim delegacionin amerikan (Foto: Ridvan Slivova)

Grenell përmes një postimi në Twitter ka thënë se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është në top prioritetet kryesore të Administratës Trump.

Ndërkaq, kryeministri Hoti më herët ka thënë se vizita e delegacionit amerikan do ta thellojë edhe më tej miqësinë Kosovë – SHBA.

“Shumë i lumtur që sot po i pres në vizitë ambasadorin Richard Grenell, e kryeshefin Ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së, Adam Boehler, bashkë me një delegacion të lartë të qeverisë amerikane. Kjo vizitë është shumë e veçantë dhe do të thellojë edhe më tej miqësinë Kosovë-SHBA”, kishte shkruar Hoti në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori