LAJMI I FUNDIT:

Nis së implementuari faza e dytë e projektit të Qendrës Rinore në Pjetërshan

Nis së implementuari faza e dytë e projektit të Qendrës Rinore në Pjetërshan

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, së bashku me kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, vendosën gurthemelin e Qendrës Rinore në Pjetërshan të Gjakovës.

Ministri Gashi falënderoi organizatën YMCA Kosova për durimin e treguar për këtë projekt.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që po arrijmë t’ia fillojmë fazën e dytë të këtij projekti, për ndërtimin e kampit në Pjetërshan. Siç pe shihni një vend shumë i bukur dhe jashtëzakonisht i qëlluar për ta bërë një kamp të tillë”, tha Gashi

Tutje Gashi shprehu bindjen e plotë se ky kamp do t’ia kthejë Gjakovën në një qendër rinore ndërkombëtare

“Jam shumë i bindur se ky kamp do të jetë një pikënisje e cila do ta shndërrojë Pjetërshanin, Gjakovën por edhe Kosovën në një qendër rinore ndërkombëtare”, tha ai

Ndërsa kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, theksoi rëndësinë e madhe që do të ketë ky kamp për Pjetërshanin dhe Gjakovën.

Gjini përmendi veçanërisht rëndësinë e madhe që do ta ketë ky projekt për të rinjtë.

“Të rinjtë tanë kanë me krijuar lidhje me të rinjtë e vendeve të tjera dhe ka me pas efekte afatgjata”, theksoi Gjini

Kujtojmë se sot ishte faza e dytë e implementimit të projektit të kampit të Pjetërshanit.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori