Ka nisur edicioni i gjashtë Java e Krenarisë, nëpërmjet sloganit “Edhe n’shtet, edhe n’familje”.
Me këtë rast u tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë pa dallime.
Presidentja Osmani ka thënë se barazia asnjëherë nuk guxon të jetë selektive dhe se ajo duhet të vlejë për të gjithë.
“Stigmatizimi vazhdon të jetë prezent në shoqërinë tonë. Problemet janë pothuajse identike në vendin tonë e rajonin tonë e deri te kontinenti amerikan e aziatik. Në këto rrethana kemi shansin të bëjmë dallimin, se kuptojmë më mirë se deri tani, se duam më mirë se deri tani dhe se ne dashurojmë pa dallim. Sukseset nuk i arrijmë me kërcënime e gjuhë të pa pranueshme ndaj secilës palë. Kjo është mënyra jonë e vetme për ta luftuar stigmën”, ka thënë Osmani.
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se duhet të kemi respekt reciprok ndaj njëri-tjetrit dhe të mos diskriminim pavarësisht gjinisë apo orientimit seksual.
“Ndonëse kemi shënuar progres në ndërtimin e një sistemi të mirëfilltë demokratik jam plotësisht e vetëdijshme për sfidat që kemi, andaj angazhimi për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut duhet dhe do të mbetet përkushtim i përhershëm i institucioneve tona…Ftoj të gjithë përfaqësuesit e institucioneve që të jenë në shërbim të kauzave të përbashkëta për respektimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut”, tha Haxhiu.
Ambasadori i SHBA-së Jeff Hovenier ka thënë se pavarësisht progresit të arritur, ka ende shumë punë për të bërë për avancimin e të drejtave të komunitetit LGBTQI+.
“Ne jemi mbledhur këtu që të shënojmë dhe kremtojmë fuqizimin e diversitetit në Kosovë, si dhe të njihet kontributi i personave nga komuniteti LGBTQI+ këtu në Kosovë si dhe në gjithë botën, dhe derisa ne shënojmë progresin e arritur në SHBA, Kosovë dhe vendet e tjera në botë, ne po ashtu mbetemi në dijeni se mbetet edhe shumë për të bërë për të avancuar dhe fuqizuar të drejtat e njeriut për komunitetin LGBTQI+”, ka thënë ai.
Ndërsa, Tomas Szunyog, ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë, ka theksuar se komuniteti LGBTQI+ vazhdon të përballen me sfida për shkak të orientimit të tyre seksual.
“Çështja e komunitetit LGBTQI+ është një proces kompleks. Kjo është një eksperiencë nëpër të cilën kalon BE. Të drejtat e personave të komunitetit LGBTQI+ janë në mbrojtje të ligjeve të vendeve të Bashkimit Evropian, por ata ende përballen me sfida për shkak të orientimit të tyre seksual ose identitetit gjinor. Parada e krenarisë në Kosovë është mbajtur për pesë vjet deri më tash dhe nuk ka pasur asnjë incident dhe ne jemi të lumtur të shohim këtë trend”, ka thënë ai.
Arbër Nuhiu, drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) ka ngritur shqetësime rreth debatit për draft kodin civil, ku ai tha se është përdorur gjuhë fyese ndaj komunitetit LGBTQI+.
“Një çështje tjetër që ka ndodhur dhe është shumë shqetësuese është gjuha e përdorur nga disa deputetë gjatë seancës së Parlamentit të Kosovës, më 16 mars kur i gjithë debati për draft kodin civil u kufizua në një paragraf që nuk rregullon asgjë. Ajo ishte gjuhë urrejtjeje dhe më së shumti gjuhë e gërditshme. Kuvendi i Kosovës lejoi që të një pjesë e qytetarëve të Kosovë të fyhen. Është dëshpëruese që askush nuk ka reaguar”, tha ai.
Ndryshe, Java e Krenarisë synon të ngritë vetëdijen kolektive dhe dukshmërinë e orientimeve të ndryshme seksuale dhe identiteteve të ndryshme gjinore në shoqërinë kosovare, të adresojë çështje të situatës aktuale të personave LGBTQI+ dhe të luftojë diskriminimin. /KP
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre