Nis faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor për këtë vit do të nisë më 10 gusht, duke filluar nga ora 20:00.
Sipas njoftimit, aplikimi i larvicideve do të zhvillohet më 10 dhe 11 gusht, duke filluar nga ora 09:00, sipas planit dinamik të operimit.
Komuna ka bërë të ditur se realizimi i aktivitetit varet nga kushtet atmosferike, andaj datat mund të ndryshojnë në rast të motit të pafavorshëm.
Qytetarët janë falënderuar për mirëkuptimin në rast të ndryshimeve të mundshme në orarin e planifikuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































