Rama: Trotuare, ndriçim dhe sinjalizim i ri në rrugën “Arif Gashi” në Llukar

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se trotuaret, ndriçimi publik dhe sinjalizimi rrugor në rrugën “Arif Gashi” në Llukar janë përmirësuar.
Sipas Ramës, ndërhyrjet janë realizuar me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe rritjes së sigurisë për banorët dhe pjesëmarrësit në trafik.
Punimet në këtë rrugë përfshijnë rregullimin e trotuareve, vendosjen e ndriçimit dhe përmirësimin e sinjalizimit rrugor.
Këto ndërhyrje synojnë të krijojnë kushte më të sigurta dhe më të përshtatshme për këmbësorët dhe automjetet që qarkullojnë në këtë pjesë të Llukarit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































