LAJMI I FUNDIT:

Nis aksioni për pastrimin e lumit në Kamenicë

Nis aksioni për pastrimin e lumit në Kamenicë

Sot në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit, është organizuar aksioni për pastrimin e lumit Krivareka në Kamenicë, e mbështetur edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Wildlife Photogrphers, shoqëria civile, organizata të ndryshme, nxënës, KFOR-i, Policia e Kosovës e vullnetarë të shumtë.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, u shpreh mirënjohës ndaj të gjithë atyre që iu përgjigjën pozitivisht ftesës për pastrimin e lumit Krivareka.


“Falënderoj të gjithë ata që janë këtu në mbështetjen e këtij aksioni vullnetar. Sot është Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit dhe kemi fatin që Arian Mavriqin e kemi qytetar të komunës sonë, që ka marrë iniciativën për këtë aktivitet, të cilën padyshim ne si komunë së bashku me Ambasadën Amerikane kemi pasur kënaqësinë ta mbështesim, në mënyrë që të kontribuojmë në pastrimin e shtretërve të lumenjve, si dhe të ngrisim vetëdijen dhe kujdesin në mbrojtje të mjedisit” tha ai.

Sipas Kastratit, me këtë nismë kontributi për kujdesin ndaj mjedisit, u mundëson që vizioni për Kamenicën të ketë më shumë hapësirë të jetë një nga komunat më të gjelbra në Kosovë.

Ndërkaq, zëvendësambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, duke falënderuar kryetarin për ftesën tha se është shumë i lumtur që sot janë në Kamenicë për mbështetjen e këtij aktiviteti.

“Më vjen shumë mirë që sot bashkë me ekipin e gjelbër të Ambasadës Amerikane gjendemi në Kamenicë, për t’ju mbështetur juve në përpjekjet tuaja për promovimin e komuniteteve dhe ujërave sa më të pastra në Kosovë. Falënderoj kryetarin e Kamenicës për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë. Jam i inspiruar me juve vullnetarë që jeni sot këtu. Kamenica ka një reputacion që e ka merituar falë përkushtimit të vetë banorëve për ndërtimin e komunitetit të shëndosh”, tha ai.

Mes tjerash ai çmoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet komunitetit në Kamenicë, si dhe KFOR-in që ishin sot të pranishëm në këtë aksion.

“Gjithashtu e çmoj edhe marrëdhënien e shkëlqyeshme ndërmjet komunitetit vendor dhe KFOR-it, faleminderit shumë KFOR që jeni sot me ne. Kjo që po bëjmë sot është shumë e rëndësishme, por nuk duhet të ndalemi vetëm me këtë aktivitet këtu, prandaj është me rëndësi që të vazhdojmë të jemi aktiv. Është shumë e veçantë që në Ditën e Biodiversitetit komunitetet e llojllojshme po bashkohen që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti”, shtoi mes tjerash Giacobbe.

Ky aktivitet kishte për qëllim që të promovonte sa më shumë Kamenicën si qytet të gjelbër, si dhe të ngrisë vetëdijesimin e qytetarëve mbi kujdesin për ambientin. /KP/Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori