Nipi i tashmë të ndjerit Muhamet Ismajlit, Ridvani, ka thyer heshtjen për rrahjen masive mes kushërinjve që ndodhi dy ditë më parë në fshatin Sadovinë e Çerkëzëve të Vitisë.
Ridvani 36 vjeç, që mori lëndime trupore nga kjo përleshje, rrëfen se si ndodhi ngjarja që u shndërrua në tragjedi. Për këtë rast janë arrestuar gjashtë persona, e gazeta mëson se mund të arrestohen edhe të tjerë.
Në tokën për të cilën të enjten ndodhi rrahja mes kusherinjve, dje qëndronte karrika me peshqir të bardhë- simbol që tregon se aty po mbahet e pamja.
Përleshja fizike mes kushërinjve me mbiemër Ismajli rezultoi me një të vdekur (Muhamet Ismajli 59 vjeçar), e disa të lënduar, në mesin e tyre edhe një grua. Sipas Ridvanit, Muhameti bashkë me djem e nipa ishin duarthatë, ndërsa grupi i Ismetit (pronarit të tokës), përbëhej prej 12-13 personave që siç shprehet ai “kanë ardhë të përgatitur me drunj, shufra metalike, e mjete të forta”.
Ai thotë se në përleshje janë përfshirë edhe dhondurë e çobanë nga Shqipëria të pronarit të tokës.
“Kusherinjtë ishin përgatit për këtë ngjarje. Policia ka arrestu pak persona, vetëm nga grupi i tyre ishin diku 12-13 persona (u kan një dhandër i tyre edhe dy çobantë të Shqipërisë)”, thotë Ridvani, për Gazetën Express.
Ai rrëfen se si gruaja e viktimës, Kimetja, ka hyrë në turmë për ta mbrojtur djalin e saj.
“Nana e Edmondit ka dasht me mbrojt djalin ju ka gju përmbi… Ne ishim me duar në xhepa, e kusherinjtë me mjete të forta, kanë ardh të përgatitur”, vazhdon rrëfimi.
Sipas tij kjo situatë ka zgjatur rreth 10 minuta më pas personat e përfshirë në rrahje janë shpërndarë.
Për këtë tokë, që në të klauarën ishte pronë e një serbi, të rinjt e dy familjave janë rrahur edhe më parë.
Për këtë kontest pronësor ishte në dijeni edhe komuna e Vitisë, por të njejtit thanë se nuk kanë arritur që t’i bindin palët të gjejnë një kompromis, sepse sipas nënkryetarit të komunës, Ismeti (pronari i tokës), nuk ishte i interesuar të bënte kompromis.
Se Muhamet Ismajli u rrah mizorisht për vdekje me lopatë dhe vegla të tjera pune, e ka konfirmuar edhe Gjykata e Gjilanit. Madje, gjatë ditës së djeshme gjykata u ka caktuar nga një muaj paraburgim gjashtë personave.
“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 02.05.2019, rreth orës 09:30 minuta në fshatin Sadovinë e Qerkezëve të Vitisë, të pandehurit F. I., B. I., S. I., I. I. dhe I. I., pas një mosmarrëveshje të një kontesti pronësor, me dashje në bashkëveprim kanë privuar nga jeta tani të ndjerin M. I., duke e goditur në mënyrë mizore me mjete të forta – vegla pune, i kanë shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, njëherit kanë rrezikuar edhe jetën e bashkëshortes së të ndjerit K. I. dhe të pandehurit E. I”, thuhet në njoftimin e gjyjkatës, transmeton Gazeta Express.
Me këto veprime të pandehurit F. I., B. I., S. I., I. I., dhe I. I., dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’vrasje e rëndë”, ndërsa i pandehuri E. I., veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, vepra këto të sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Më tej, Ridvani, tregon se Muhameti atë ditë kishte pasur për ta marrë vizën e Zvicrës.
“Vizën ka pas me marrë në ora tre atë ditë e mu nis për Zvicër”, thotë ai.
Sipas, Ridvanit në rrahje kanë qenë të përfshirë një grup më i madh i kushërinjëve, por policia ka arrestuar vetëm gjashtë.
E ky informacion është konfirmuar nga burimet në Prokurori. “Për vrasjen e rëndë, mund të arrestohen eventualisht edhe dy-tre persona të tjerë”, tha ky burim.
Nga ajo që dihet deri më tani, deri te vrasja Muhametit erdhi puna për rreth 20 metra tokë që viktima i kërkonte nga kushëriri i tij Ismeti (një nga të dyshuarit e kësaj vrasje). Këto metra tokë viktima i kërkonte për t’i shfrytëzuar si rrugë në mënyrë që të ketë rrugëdalje në fshat.
Muhamet Ismajli 59 vjeçar mori lëndime të rënda trupore të cilave u mbijetoi vetëm pak orë. Pas ndihmës së parë që mori në spitalin rajonal të Gjilanit ai u dërgua për trajtim në QKUK ku edhe ndërroi jetë. Gruaja e tij Kimetja e përfshirë në rrahje po ashtu ka pësuar lëndime trupore, mësohet se gjendja shëndetësore e saj është stabile.
E në spitalin e Gjilanit po qëndrojnë edhe dy persona që ishin të përfshirë në këtë rrahje, gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert