LAJMI I FUNDIT:

Nimetz po qëndron në Maqedoni, do të takohet me Zaevin dhe Dimitrovin

Nimetz po qëndron në Maqedoni, do të takohet me Zaevin dhe Dimitrovin

I dërguari i posaçëm i OKB-së për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e çështjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Matthew Nimetz, po qëndron më Maqedoni, kui tashmë ka realizuar takim me kreun e shtetit, Gjorge Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nimetz do të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev, por edhe me ministrin për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov.


Vizitia e ndërmjetësuesit të OKB-së shihet si një shtytje ndaj status-quo-së së re rreth çështjes së emrit, pas ndryshimit të pushtetit në Maqedoni, që thuhet se e ka lehtësuar situatën dhe mund të sjell në një zgjidhje afatgjate të kësaj çështje./Telegrafi/