LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Modeli i ri i subvencioneve për bujqësinë para qeverisë

Nikollovski: Modeli i ri i subvencioneve për bujqësinë para qeverisë

Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski ka njoftuar se sot në seancën qeveritare do të prezantohet modeli i ri i subvencioneve.

Siç shkruan në profilin e tij Facebook ai pret që bujqit ta kuptojnë drejtë politikën e re.


“Do ta prezantojmë modelin e subvencioneve me të cilin do të rrumbullaksojmë fillim të një procesi të rëndësishëm. Vijojnë konsultimet me të gjitha palët ku në një mënyrë të qartë do të prezantohet para opinionit. Pres që bujqit drejtë ta kuptojnë politikën e re e cila para se gjithash është në interes të tyre”, tha Nikollovski.

Siç paralajmëroi Nikollovski në brifingun me gazetarë muajn e kaluar, modelin e ri të subvencioneve të krijuar me agjencionin e pagesave, pritet të jetë e paraparë nga 1 janari 2023. Në bazë të modelit të ri, është pagesa paraprake.

Modeli ekzistues i subvencioneve, potencoi ministri, nuk i jep efektet e rritjes dhe mund të manipulohet dhe të keqpërdoret.

“Për të rritur mbështetjen për kulturat dhe produktet e kërkuara nga tregu duke ndjekur shembullin e përvojave evropiane, pagesat direkte të synojnë qëndrueshmërinë afatgjatë të fermerëve aktivë, aktiviteti kryesor i të cilëve është bujqësia si dhe mirëmbajtja e tokës bujqësore dhe rritja dhe prodhimi i ushqimit, janë synimet kryesore që duhen arritur nga modeli i ri. Subvencionet ekzistuese për fermerët nuk do të shkurtohen, pra do të shpërndahen në disa programe të ndryshme. Modeli i ri duhet të nënkuptojë pagesë më të shpejtë dhe që fermerët të kenë para në kohë për të filluar prodhimin e ri. Baza e këtij modeli është parapagimi i subvencioneve, pra 30 për qind e totalit të subvencioneve do të merren nga fermerët edhe para pagesës administrative në Agjencinë e pagesave. Me vetë paraqitjen ata do të marrin 30 përqind subvencione për të filluar prodhimin””, tha Nikollovski në konferencë.