LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Është e papranueshme të mos ketë epilog të lëndëve, kjo i demotivon qytetarët

Nikollovski: Është e papranueshme të mos ketë epilog të lëndëve, kjo i demotivon qytetarët

Askush nuk guxon të jetë i mbrojtur nga ana e partive politike, askush nuk guxon të jetë mbi ligjin. Është e papranueshme të mos ketë epilog të lëndëve, kjo shkakton demotivim tek qytetarët. Institucionet duhet të jenë me kapacitet dhe t’u përgjigjen të gjitha sfidave, njejtë ndaj të gjithëve. Plani im është gjërat të ndryshojnë në atë drejtim, deklaroi zëvendëskryeministri i angazhuar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Ljupço Nikollovski, në intervistën e sotme në emisionin “Vetëm intervistë” në TV Kanal 5.

Ai porositi se zbatimi i ligjeve duhet të vazhdojnë, të korrigjohen dhe mënjanohen të gjitha dobësitë sistematike.


Duke folur për punën e ministrave dhe drejtorëve, si dhe për ulje të të drejtave të diskrecionit të funksionarëve potencoi se do të kërkojë nga të gjithë ministrat dhe drejtorët llogaridhënie të lartë për punën e tyre.

Ai thotë se ofrojnë kuadro të ndershme, përgjegjëse dhe llogaridhënëse dhe paralajmëron se në mënyrë joselektive do të luftojnë kundër korrupsionit.

“Qytetarët e thanë fjalën e vet në zgjedhje, e tregoi rrugën, kujt ia japin besimin në kuadër të partive politike në parlament dhe prandaj koalicioni mes LSDM-së dhe BDI-së, Koalicioni Mundemi dhe BDI e jep shumicën së bashku me të tjerët dhe bëmë marrëveshje koalicioni në të cilën nuk ka asnjë fjalë, porosi, kërkesë nacionaliste, apo çfarëdo qoftë”.

“Unë i udhëhoqa negociatat, në mënyrë parimore biseduam me Artan Grubin mbi 35-36 ditë për bazat e marrëveshjes së koalicionit, se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë joselektive, se qytetarët e presin drejtësinë, se vetëm ajo është baza në të cilën mund të arrijmë marrëveshje”, tha Nikollovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori