LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Arsimi ka nevojë për ndryshime themelore

Nikollovski: Arsimi ka nevojë për ndryshime themelore

Bartësi i listës së deputetëve në njësinë e tretë zgjedhore, i LSDM-së, Ljupço Nikollovski, në një konferencë për shtyp ka paralajmëruar ndryshim themelor në arsim, me qëllim që edhe nxënësve, stuedentëve por edhe profesorëve dhe arsimtarëve t’ua bën të dashur arsimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do ta largojmë testimin ekstern, për shkak se është i panevojshëm. Do të zvogëlojmë numrin e orëve për fëmijët, së bashku me numrin e lëndëve. Paralelet do të numërojnë nga 25 nxënës dhe jo 40. Do të largojmë të gjithë dënimet për mësimdhënësit, dhe në vend të tyre do t’u japim motovim dhe çmime për të pasur mësimdhënës më të suksesshëm”, tha mes tjerash Nikollovski.


Kandidati i LSDM-së, gjithashtu tha se në 50 shkollat fillore më të mira dhe në 10 shkollat e mesme më të mira, të punësuarit përgjarë një viti do të shpërblehen me 20% rritje page./Telegrafi/