Nikolloski: Nëse arrijmë të ndërtojmë parime të partneritetit me shqiptarët, Maqedoni ka ardhmëri të qëndrushme
Aleksandar Nikolloski, njëri nga tre nënkryetarët e rinj të OBRM-PDUKM-së, vlerëson se partia e tij gjithmonë ka qenë e përkushtuar në integrimet evropiane dhe ka dëshiruar një Maqedoni të pavarur që do të jetë aleate me shtetet perëndimore.
“Ajo është baza mbi të cilën e ndërtojmë politikën e re të OBRM-PDUKM-së, kjo nënkupton aleancë të fuqishme me shtetet anëtare të NATO-s dhe BE-së, partneritet me SHBA-të dhe fuqitë tjera të mëdha. Ne detyrimisht kemi parimet dhe vlerat tona dhe do të mundohemi që ato t’i prezantojmë para partnerëve ndërkombëtarë”, deklaroi për Sitel nënkryetari Nikolloski.
Ai poashtu foli për marrëdhëniet e OBRM-PDUKM-së me partitë shqiptare në të ardhmen, duke thënë se politikat e ekskluzivitetit ose politika të detyrimit, siç është votimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve mund vetëm t’i largojnë.
“Nevojitet partneritet i fuqishëm dhe mirëkuptim, nuk duhet të ketë majorizim të shumicës mbi pakicën dhe e kundërta, nuk duhet të ketë majorizim të pakicës mbi shumicën. Nëse ndërtojmë parime të vetme të partneritetit, atëherë Maqedoni ka ardhmëri të qëndrushme”, tha Nikolloski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare