Me rastin e vdekjes së avokatit Nikë Lumezi, sot është mbajtur mbledhja komemorative e organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, ku morën pjesë shumë bashkëpunëtorë të tij dhe kolegë.
Kryetari i Odës, Osman Havolli duke shprehur ngushëllimet me të sinqerta me rastin e humbjes së këtij doajeni të sistemit të drejtësisë së Kosovës, ka thënë se ka shumë për të thënë për veprimtarinë e Nikë Lumezit, i cili ka lënë një bagazh të madh që të vazhdohet rruga e tij më tutje.
“Fjalët sigurisht se është shumë për të thënë për jetën dhe veprën e tij, por ai ka lënë një bagazh të madh që neve si trashëgimtarë të tij të trasojmë rrugën të cilën ai e ngriti dhe ne duhet ta vazhdojmë më tutje. Lavdi jetës dhe veprës së Nikë Lumezi dhe pushoftë i qetë në parajsë e në paqe”, ka thënë Havolli.
Ramë Gashi, ish kryetar i Odës dhe bashkëpunëtor i Nikë Lumezit, tha se lajmi për ndarjen nga jeta të avokatit Nikë Lumezit, ka tronditur të gjithë, sepse sipas tij, përveç ekspertizës së veçantë ligjore, ishte njeri i matur.
“Lajmin që morëm dje për ndarjen e Nikë Lumezit nga jeta na tronditi të gjithëve. Nikë Lumezin e përkujtojmë si juristin, gjyqtarin e avokatin më me etikë, më me profrosional, më me dinjitet dhe profesionit me principe të mirëfillta”, ka thënë Gashi.
Ndërsa, Virgjina Duminca, mike e Nikë Lumezit, me emocione dhe vaj në buzë, ka kujtuar dhe vlerësuar lartë punën profesionale të avokatit Lumezi në kohën sa ka qenë gjyqtarë.
“Për me fol për zotri Nikën që ne e kemi quajt baza Nikë, kisha mundur me fol dy ditë. Më kujtohet gjenerata jonë e re e gjyqtarëve kur nuk kishte as institut gjyqësor, as qendra të trajnimeve. Në gjyqtarët e Gjykatës komunale atëherë fatmirësisht ishim në një ndërtesë me gjykatën supreme dhe shpesh e thirshim jo vetëm atë, por krejt atë plejadën e gjyqtarëve që kanë qenë gjyqtarë me shumë dinjitet dhe ekspert të posaçëm. I kemi ftuar për zbërthimin e dispozitave ligjore”, ka thënë Dumnica.
Djali i Nikë Lumezit, Albert Lumezi duke i falënderuar pjesëmarrësit në ketë mbledhje komemorative, tha se kjo pjesëmarrje zvogëlon dhimbjen për humbjen e babait, sepse siç tha ai kanë pasur një prind shembull, dhe fjala e tij ishte udhërrëfyes për familjen.
“Krahas këtij pikëllimi të thellë ngushëllohemi me faktin se kemi pasur një prind shembull, i cili në vazhdimësi u kujdes për përgatitjen tonë për jetë, për flijimet që bëri të na shkolloj dhe në na bëjë të pavarur. Na mësoj se si duhet t’i përballojmë vështirësitë për t’u përgatitur për jetë. Në fëmijët e tij, por edhe mesat dhe nipat e tij, fjalën e tij gjithnjë e patëm udhërrëfyesin kryesor, ndërsa veprimet e tij shembull konkret si duhet të realizohen ato në jetën e përditshme”, ka thënë Lumezi.
Nikë Lumezi ishte lindur më 23 shtator 1937 në Prizren, profesionin e avokatit e ka ushtruar që prej vitit 1993 deri më 1997 për të vazhduar prej vitit 2004 e deri më 2018.
Ndërsa, varrimi i avokatit Nikë Lumezi bëhet sot në varrezat në Prizren, në orën 14:00. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Kasami: Garantojmë se në qeverinë e ardhshme do të bëjmë ndryshimet kushtetuese
Studentët e Medias dhe Komunikimit në UBT zhvilluan një vizitë studimore në Portalin Telegrafi
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre