Nicole Scherzinger shkëlqen në Gala në New York me një fustan argjendi mahnitës

Nicole Scherzinger tërhoqi gjithë vëmendjen në tapetin e kuq të Miscast25 Gala në New York, ku u nderuan aktorët Sheryl Lee Ralph dhe Travis Raeburn.
Këngëtarja 46-vjeçare mahniti me një fustan argjendi të tejdukshëm, me dekolte elegante dhe detaje luksoze, të cilin e kombinoi me taka të larta dhe bizhuteri të shkëlqyera.
Ylli i Pussycat Dolls ka gjetur sukses edhe në Broadway, ku po interpreton rolin e Norma Desmond në muzikalen Sunset Boulevard në Theatre St. James.
Së fundmi, ajo ndau një video prekëse nga viti 2008, ku shfaqej duke xhiruar klipin “When I Grow Up” pranë teatrove të Broadway, duke ëndërruar që një ditë të ishte në skenë.
“Një ditë do të kthehem në shtëpi, në skenë... më mungon”, dëgjohet të thotë Nicole në videon e vjetër.
Sot, 16 vite më vonë, ajo e ka realizuar ëndrrën, duke shkëlqyer në skenën që gjithmonë ka dashur. /Telegrafi/
























































