Nicole Scherzinger është fejuar me të dashurin e saj Thom Evans.

Ylli i "Pussycat Dolls", 44 vjeç, shkoi në Instagram për të ndarë fotografitë e momentit kur lojtari i ragbit, 38 vjeç, bëri pyetjen gjatë një udhëtimi në Vila Nova de Gaia në Portugali.


"Unë thashë po", ka shkruar Nicole së bashku me një emoji unaze, shkruan DailyMail.

72598041 12240149 They re getting married Nicole Scherzinger is engaged to her boy a 25 1687897161838

Fotot treguan momentin kur Thom u ul në një gju me unazën dhe momentin kur u përqafuan pasi ajo tha po.

Duke u përpjekur për të fshehur tronditjen e saj teksa Thom u ul në një gju, Nicole mahniti me një fustan të kaltër dhe të bardhë për momentin e paharrueshëm.

72598043 12240149 image a 42 1687897595004

Nicole - u takua për herë të parë me ish-lojtarin e ligës së ragbit të Glasgow Warriors, Thom, kur ajo ishte gjyqtare në një edicioni të famshëm të "X Factor" në 2019.

Vitin e kaluar, një mik i çiftit i tha Richard Eden të The Daily Mail se çifti do të martohej patjetër, pasi Thom e dinte se Nicole ishte 'e duhura' që kur u takuan.

71688009 12240149 Loved up Loved up Nicole and ex Glasgow Warriors rugby league pl a 45 1687897887724

Nicole ka shijuar më parë një lidhje tetë-vjeçare me kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton dhe një romancë më të shkurtër me tenistin Grigor Dimitrov.

Ndërsa ish-të dashurat e Thom përfshijnë modelen dhe aktoren Kelly Brook – e cila vetë do të martohet me të dashurin Jeremy Parisi në javët e ardhshme.

72571405 12240149 Bikini babe Nicole Scherzinger sent temperatures soaring as she  a 43 1687897782789

Më herët ishte raportuar se çifti janë të hapur për të krijuar një familje së bashku në të ardhmen e afërt.

Ndërsa në vitin 2020 Nicole konfirmoi planet e tyre për fëmijën, pasi tha se ishte 'me siguri' duke menduar për të ardhmen dhe 'dëshiron patjetër fëmijë'. /Telegrafi/