LAJMI I FUNDIT:

Niclas Fullkrug, ‘9’-shi i ri i Gjermanisë: I mungon një dhëmb, por nuk dëshiron ta rregullojë – shihet si mbret i zonës te gjermanët

Niclas Fullkrug, ‘9’-shi i ri i Gjermanisë: I mungon një dhëmb, por nuk dëshiron ta rregullojë – shihet si mbret i zonës te gjermanët

Niclas Fullkrug i lindur në Hanover në vitin 1993 ka arritur famë të madhe ditëve të fundit, pasi u fut në minutën e fundit në listën Gjermanisë së Hansi Flick për Katar 2022.

Ai po zhvillon një sezon të mirë me Werder Bremenin dhe debutimi i tij me gol kundër Omanit (1-0), në miqësoren e fundit të ‘Mannschaft’, e ka treguar këtë gjë.


Kampionati Botëror Katar 2022 e kanë bërë atë njeriun në modë, pasi sipas një sondazhi të ‘Bild’, ai është favorit për të debutuar në formacionin startues kundër Japonisë me 53 për qind të votave.

Fullkrug është në nivel të mirë në Bundeliga, pasi vetëm Chritopher Nkunku me 12 gola ia i kalon 10 golave të tij .

Kur ishte fëmijë thonë se në një sezon të vetëm ai shënoi 162 me TuS Ricklingen.

Ai bëri debutimin e tij në moshën 18-vjeçare në Werder, por kalimi në elitën e futbollit gjerman nuk ishte i duhuri në atë vit. Në fakt, katër lëndime serioze në të dy gjunjët (2013, 2015, 2018 dhe 2019) ishin gati të rrezikonin karrierën e tij.

Ai shkoi në huazim te Greuther Fürth (2013-14), pastaj në Nuremberg (2014-16) dhe Hannover (2016-19)… por si në shtëpi, nuk ka arritur të tregohet duku tjetër.

Ai u kthye në vitin 2019 në Werder dhe tani po lufton për t’u bërë golashënuesi më i mirë brenda një sezoni me këtë klub, duke ndjekur rekordmen si: Rudi Voller (23 gola/1982-83), Mario Basler (20 gola/1994-95), Ailton (28 gola/2003- 04) dhe Miroslav Klose (25 gola/2005-06).

Por kjo do të shihet pas Katarit, ku të kthehet.

Loja e parë dhe goli

Sic e cekëm edhe më lartë, Fullkrug,  shënoi gol ndaj Omanit, por kjo nuk e ka bërë të fluturojë.

“Më vjen mirë që munda të ndihmoj, por duhet të jem realist” , theksoi ai pas shënimit të golit të fitores.

Flick ishte i kënaqur me detajet që la në debutimin e tij në ‘Mannschaft’ sulmuesi shtatlartë: “Mund të ndjeni se me Fullkrug kishim më shumë prezencë përpara. Ne kishim disa raste dhe ai shënoi. Ai e meritoi. Duhet të jeni të kënaqur”.

Stereotipi i tij si ‘9-sh’ i zonës e bën atë të ndryshëm: ai është një fitues në zonë. Pothuajse të gjitha golat e tij vijnë me prekjen e parë.

“Ai ka një profil shumë interesant. Ai ka stilin e tij, është i shpejtë, ka ‘instinkt’ dhe është mjaft i kompletuar “, kishte thënë për sulmuesin i njohuri Miroslav Klose.

Ai e ka kthyer dhëmbin e munguar si shenjën dalluese

Niclas Fullkrugut i ka munguar një dhëmb që kur ka lindur, por asnjëherë nuk e ka zëvendësuar. Ne te kundërtën. Këtë ‘defekt’ e ka bërë markën e tij.

Fullkrug, si fëmijë, u përpoq të korrigjonte atë hapësirë të madhe ndërdhëmbore që i shfaqet sa herë që buzëqesh.

“Ne e zgjeruam hendekun kështu që kishte hapësirë të mjaftueshme për të bërë një implant, por kur hendeku ishte mjaft i madh, unë isha një profesionist dhe të gjithë më njihnin ashtu”.

“Njerëzit e shohin pozitivisht faktin që më mungon një dhëmb. Gruaja ime kur më takoi isha kështu dhe u mësua të më donte kështu si jam”, ka thënë gjermani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Kalo në kategori