LAJMI I FUNDIT:

Nicholson: Mendoj për vdekjen gjatë gjithë kohës, por dua ta shijoj jetën

Nicholson: Mendoj për vdekjen gjatë gjithë kohës, por dua ta shijoj jetën
Jack Nicholson (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Ikona hollivudiane, Jack Nicholson, nuk është vetëm një aktor i zakonshëm. Adhuruesi i ahengjeve, basketbollit, filmit dhe muzikës, bën një jetë plot gjallëri.

Pavarësisht se është 82 vjeçar, ai përpiqet që çdo moment të lirë të jetës ta kalojë në shoqëri dhe zbavitje të mirë. Asnjëherë nuk e ka fshehur se në shoqëri zgjedh vetëm njerëzit që mendojnë pozitivisht dhe që janë gazmorë.


Suksesin më të madh e konsideron preferencën e tij për punë, pushim dhe bashkëpunim me njerëz të aftë dhe vendimtarë, transmeton KosovaPress. Përveç hobive të shumta, aktori shpesh mendon për jetën, por edhe për vdekjen, të cilën ai e konsideron të jetë pjesë e traditës së tij.

Të gjitha lajmet nga Jack Nicholson
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jack Nicholson

“Jam një irlandez. Mendoj për vdekjen gjatë gjithë kohës. Ndonjëherë, kur e imagjinoja veten si një shkrimtar serioz akademik, mendoja se e vetmja temë e vërtetë për të shkruar ishte frika nga vdekja dhe se të gjitha subjektet e tjera ishin vetëm frikë e njëjtë, shndërruar në frikën nga afërsia, frika nga vetmia, frika nga rënia e vlerave shoqërore”.

“Pastaj dëgjoja John Houston të vjetrin duke folur për vdekjen. Ai kishte një operacion në zemër të hapur disa vjet më parë, por ai u kthye i shëndoshë dhe pa probleme, dhe iu përgjigj pyetjeve për vdekjen. Figura tjetër thotë, ‘Mirë, shkëlqyeshëm, John, kjo është e mrekullueshme. Por si duhet të ndihem unë kur do të vdesësh ti?’. Dhe John tha: ‘Vepro sikur të ishte vdekja jote’. Më pëlqeu ajo fjali, e kam shkruar atë dhe e kam përdorur në filmin “Border”, në të cilën them: ‘Unë dua të bëj diçka të drejtë para se të vdes”. A nuk e duam këtë të gjithë?’, është shprehur aktori.

Jack Nicholson duke përcjellë një ndeshje të LA Lakers (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Si një tifoz i madh i Los Angeles Lakers, ai është i rregullt në të gjitha ndeshjet që luan ky ekip i basketbollit. Ai shpesh shihet duke reaguar ndaj vendimeve të arbitrave të ndeshjeve, madje kohët e fundit edhe e kishin larguar nga palestra. Megjithatë, kur kalon pasioni, Nicholson është një qytetar i thjeshtë që kthehet te familja dhe miqtë e tij.

Për të shmangur takimet e shpeshta me publikun që e njeh kudo që shkon, Jack mban vazhdimisht syze. Ai i quan ato mburojën e tij dhe pranon se nuk është gjithmonë i gatshëm të dëgjojë dhe të identifikojë emocionet që vijnë nga pala tjetër. Kjo është arsyeja pse, në shaka ai e pranon, se nëse e takoni në rrugë, jini të lumtur nëse ju buzëqesh, pasi në realitet s’mund të prisni më shumë se kaq.

Në trend Magazina

Më shumë

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Magazina
Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Magazina
Sydney Sweeney shfaqet joshëse në bikini, mes kritikash nga një producente se nuk është e bukur dhe nuk mund të aktrojë

Sydney Sweeney shfaqet joshëse në bikini, mes kritikash nga një producente se nuk është e bukur dhe nuk mund të aktrojë

Magazina
Kalo në kategori