Poezi nga: Halil Matoshi
Në Illionis fusha t’blerta e t’paanë
Kam pa dhe hambarë pa fund
e lugje me tulipanë në provincën Flevoland
mbi alpe kam fluturue si mbi shtëllunga sheqeri
I magjepsun kam me vazhdue udhëtimin
Derisa ka me u shfaqë e kullueme drita
Aty ku due me u ndalë me u lutë
si para ni ikone në kishën e djegun
Dhe n’Vietnam kam me soditë
gjinin Ha Long drague tue zbritun
e n’Kilimanjaro kam me hipun
Dhe n’Tibet si udhëzues me u afru me Zotin librin e t’vdekunve kam në mendje
Porse, fryma m’âsht ndalë
para tablosë së Van Gogh-ut
fushë gruni me fllanza
Që t’hapet parasysh si me kanë derë parajse
Në këtë udhëtim fantastik për në luftën time të fundit
kam marrë mësime nga mjeshtria e Sun Tzu
Dhe prerës diamantësh
Persosmënia e ni diamanti
nuk âsht ni pikturë po ni lindje e vështirë
E për me i ra tamam tana udhët e dritës
duhet me kalu nëpër ditët e Luginës së Vdekjës
dhe netët humnerore të Portës së Ferrit
Duhet ekuilibrim perfekt i zjarrit
shkëlqimit dhe prarimit.
me e shty Arktikun tutje
mos me ia prekë akulli asni damar
Në Minierën Jwaneng në Botsvana
duhet më lëvizë një ton gur
me marrë 1.4 karat diamant
Në secilin tregim fshehet ni diamant
Porse, ma parë duhet me i pushtue dy kodra e ni mal
deri te njajo alamet ngrehine 1.4 karatshe!?
Brenda të cilës thasët plot
me shtresa rrëfimesh me mjegull
e proteza fjalësh janë palue
Duhet me lëviz botën në koordinata
Që kryqëzojnë rrugët tona
Nuk mundem manej. Âsht fundi i udhës.
Nuk âsht magjepsje çasti
por zgjatim estetik i shpirtit shkambor
të shtrojerës
Diçka ndërmjet eterit dhe diamantit
Me bisturi shpatullat duhet me ia pre shkambit me ia nxjerr thelbin n’dritë
me ia çplue plagët
Diamantit krisjen me ia mëkue!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre