LAJMI I FUNDIT:

NHS këshillon punonjësit shëndetësorë në Britani të Madhe që të mos ua japin vaksinën e Pfizer personave me reaksione të rënda alergjike

NHS këshillon punonjësit shëndetësorë në Britani të Madhe që të mos ua japin vaksinën e Pfizer personave me reaksione të rënda alergjike

Rregullatorët kanë paralajmëruar që personat që kanë histori të reaksioneve “të rënda” alergjike, që të mos e marrin aktualisht vaksinën kundër coronavirusit të Pfizer dhe BioNtech, pasi dy persona që kanë marrë dozat e para të martën, kanë pësuar reaksione alergjike, shkruan The Guardian.

Dy anëtarë të sistemit shëndetësor në Britani të Madhe që kanë marrë vaksinën në ditën e parë të vaksinimit masiv, kanë përjetuar reaksione alergjike, e këtë e ka konfirmuar vetë institucioni më kompetent për shëndetësi në Britani – NHS, transmeton Telegrafi.


Agjencia britanike për produktet medicinale e njohur ndryshe si MHRA, ka këshilluar NHS-në që çdokush që ka histori të “reaksioneve të rënda alergjike” në barna, ushqim apo vaksina, nuk duhet ta marrë vaksinën.

NHS në Angli, ka njoftuar se të gjitha organet e përfshira në programin e vaksinimit masiv, janë informuar lidhur me këtë çështje. Kjo do të thotë se secili që ishte paraparë ta marrë vaksinën gjatë të mërkurës, do t’i kërkohet të sjell historinë e reaksioneve të tyre alergjike.

Profesori Stephen Powis, drejtor në NHS në Angli, ka thënë se: “se pasi vaksina është e re MHRA ka këshilluar zyrtarët shëndetësore që personat me histori të reaksioneve të rënda alergjike të mos vaksinohen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori