LAJMI I FUNDIT:

Ngritet padi penale për anëtarin e partisë ”E Majta”, Zdravko Saveski

Ngritet padi penale për anëtarin e partisë ”E Majta”, Zdravko Saveski

MPB-ja njofton se është ngritur padi penale për Zdravko Saveski, anëtarë i partisë ”E Majta”, i cili sot u mor në pyetje dhe u ndalua në stacionin policor në Kisella Vodë, transmeton Telegrafi Maqedoi.

Ndaj tij rëndon akuza e djegies së fotografisë së kryetarit Ivanov dhe hedhjes së gjësendeve në zyrën e tij popullore në Shkup gjatë protestave të 13 prillit.


Prandaj, kundër tij dhe personit V. K, janë ngritur padi penale për pjesëmarrje në turmë, e që bëhet fjalë për plotësim të kallëzimit penal të Prokurorisë publike të Shkupit, e ngritur më 14 prill kundër N. A (30) dhe F. N (30), për të njejtën vepër./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Arrestohet Zdravko Saveski nga “E majta”, ftesa për në MPB edhe për anëtarë tjerë të partisë