Ngritet aktakuzë ndaj Labinot Grudës dhe Kadri Shalës për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurve Labionot Gruda dhe Kadri Shala.
Sipas prokurorisë, Labinot Gruda akuzohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes’’ si dhe “Shpëlarje e parasë’’ në bashkëkryerje me Kadri Shalën.
Ndërkaq, ndaj të pandehurit me inicialet Kadri Shala është ngritur aktakuza për shkak të veprave penale “Shpëlarje e parasë’’ nga neni 308 të KPRK-së, lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes se Parasë dhe Financimin e Terrorizmit, në bashkëveprim me të pandehurin Labinot Gruda dhe për veprën penale ‘’Ndihma’’ nga neni 33 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, në ndërlidhje me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të KPRK-së.
Prokuroria Speciale bën të ditur se si pasojë e veprimeve inkriminuese të të pandehurve L.G dhe K.SH, buxhetit të Republikës së Kosovës i është shkaktuar dëm në vlerë prej dy milion e shtatëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë euro e nëntëdhjetë cent (2,077,995.90) euro.
Lidhur me këtë, Prokuroria ka kërkuar konfiskimin e katër (4) veturave të cilat janë rrjedhojë e këtij aktiviteti kriminal, shumën e të hollave të cilat janë ngrirë me urdhër të gjykatës.
Po ashtu nga ana e të pandehurve sipas prokurorisë do të bëhet kompensimi i humbjes apo dëmit të shkaktuar Buxhetit të Republikës së Kosovës, deri në përmbushjen e vlerës së dëmit të shkaktuar si rezultat i veprave penale.
Prokuroria thekson se nëse nuk bëhet kompensimi i dëmit, gjykata lidhur me këtë të konfiskojë çdo pasuri të të pandehurve deri në kompensimin e plotë të dëmit të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës./Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Shqiptari u kap për drogë, por kishte çaj, Rama: S'jam i sigurt se si miku im Rishi Sunak do ta përballonte nëse kjo do t’i ndodhte një britaniku

Gjenden dy vajzat e zhdukura në Shkup

Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit, Linda Çavdarbasha

Hapet "Baubox", shitorja e parë në Tetovë që shet produkte për nevojat shtëpiake

MPB me detaje për gjetjen e dy vajzave të zhdukura në Shkup

“Për historinë që nuk mund të rishkruhet”, ideatorët e “Liria Ka Emër” ftojnë të gjithë qytetarët në marshin për drejtësi

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Vuçiq: Kam marr vendim që mos t'i vëmë sanksione Rusisë

Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Xavi e ka Messin në çdo plan për sezonin e ri - kështu do të dukej Barcelona me argjentinasin në një pozitë më të tërhequr