LAJMI I FUNDIT:

Ngritet aktakuzë kundër gjashtë të dyshuarve për veprimtari kriminale për lëndë narkotike

Ngritet aktakuzë kundër gjashtë të dyshuarve për veprimtari kriminale për lëndë narkotike
Foto: Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër gjashtë të pandehurve me iniciale B.I., Sh.I., M.I., U.Q., F.M dhe A.Z.

Sipas njoftimit, Prokuroria Speciale ka njoftuar se njofton se të pandehurit B.I., Sh.I., M.I., U.Q., F.M dhe A.Z. me dashje dhe dijeni në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në veprimtarinë kriminale të grupit të organizuar, të cilët me qëllim që vetes t’i sjellin përfitime pasuror të kundërligjshme, janë marrë pa autorizim me prodhimin, përpunimin, blerjen, transportin dhe shitjen e narkotikëve të llojit- Marihuanë dhe Kokainë.


“Me këto veprime të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprën penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni  277 paragrafi 1 të KPRK-së lidhur me veprat penale ‘’Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ nga neni 267 paragrafi 2 të KPRK-së dhe ‘’Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge  apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike’’ nga neni 268 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Tutje siç bëhet e ditur në njoftim, i pandehuri B.I. ka pasur në pronësi dhe posedim pa autorizim, në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët-Ligji nr. 05/L-022, neni 3 paragrafi 2, armë dhe municion të cilat janë gjetur me rastin  e zbatimit të Urdhër kontrollit të Gjykatës dhe janë sekuestruar nga Policia e Kosovës.

“Me këto veprime i pandehuri B.I., ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori