“Ngoni qika” thotë Arbër Gjota (Video)

Këngëtari pejan Arbër Gjota sapo ka lansuar videon e tij më të re me titull “Ngoni qika”.
Kënga si edhe videklipi është një prodhim i NRG Entertainment, kompanisë që drejtohet nga djelmoshat e grupit NRG Band.
Për vijën melodike të këngës, veç liderit të grupit, Besnik Qaka, është kujdesur edhe Ernest Zeka, i njohur si DJ Esto. Ky i fundit, së bashku me këngëtarin, Arbër Gjota, kanë shkruar edhe vargjet e tekstit.
Videoklipi që është realizuar nga NRG Entertainment me një përkushtim të madh nga Arben Qaka, Meti Qaka dhe Besnik Emrullahu, është hedhur në YouTube nën ombrellën e Arkiva Shqip. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/03/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































