LAJMI I FUNDIT:

Ngjyrat e syve që konsiderohen më tërheqëse në zgjedhjen e partnerit

Ngjyrat e syve që konsiderohen më tërheqëse në zgjedhjen e partnerit
(Foto: TheCoolist)

Lenstore ka kryer një kërkim duke analizuar të dhënat nga aplikacionet e takimeve dhe zbuloi se cilat ngjyra të syve konsiderohen më tërheqëse. Për meshkujt, ngjyra e kaltër ka arritur rezultatin më të mirë, ndërsa femrat me sy ngjyrë lajthi konsiderohen më tërheqëse.

Kur zgjedhim partnerë të mundshëm takimesh, ka shumë faktorë që shikojmë dhe në aplikacionet e takimeve, si Tinder, Bumble e Hinge, përshtypjet e para janë jetike.


Një nga këto përshtypje vjen në formën e ngjyrës së syve. Megjithatë, cilat janë ngjyrat më tërheqëse të syve? Lenstore kreu kërkime mbi këto aplikacione takimesh për të zbuluar se cilët sy tërhoqën më shumë vëmendjen nga bashkëshortët potencialë.

(Foto: DEG)

Sytë e meshkujve dhe femrave u përdorën në disa fotografi mostra të ofruara nga secili individ për të krijuar profilin e tyre të takimeve në internet. Ngjyrat e syve të tyre u modifikuan më pas në softuerin e redaktimit të fotografive për të parë se sa ‘përputhje’ mund të arrinin duke përdorur të njëjtat imazhe dhe biografi në aplikacione.

Te meshkujt, sytë e kaltër u dalluan si fitues i qartë, me 27 për qind të të gjitha rezultateve – ndërsa syri tjetër më i popullarizuar – kafe – grumbulloi 22 për qind. Ngjyra më pak e popullarizuar e syve ishte vjollce, një ngjyrë e pamundur për sytë natyralë dhe që arrihet vetëm duke mbajtur lente kontakti me ngjyrë, duke marrë vetëm 8 për qind.

Te femrat, rezultatet ishin disi më pak të përcaktuara. Derisa sytë ngjyrë lajthie ishin më të popullarizuar, diferenca me ngjyrën vjollce nuk ishte shumë e madhe. Sipas të dhënave, sytë e gjelbër ishin më pak të dëshiruar te femrat me 11 për qind. /Telegrafi/