LAJMI I FUNDIT:

Ngjela: Më 1999, veç Majkos të gjithë kundër bombardimit të Beogradit

Ngjela: Më 1999, veç Majkos të gjithë kundër bombardimit të Beogradit

Politikani dhe avokati i njohur nga Shqipëria, Spartak Ngjela, duke përkujtuar rolin e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton në çlirimin e Kosovës, gjegjësisht në rolin e tij në sulmet e NATO-s në vitin 1999 ka thënë se ai i çliroi shqiptarët nga zgjedha dhe i shpëtoi ata nga rreziku më i madh i tyre që nga pushtimi osman.

Dhe kjo, sipas Ngjelas, nuk ishte e lehtë për të, përcjell Telegrafi.


Majko: Gjatë Luftës së Kosovës, një politikan shqiptar ishte bashkëpunëtor i një shërbimi të “shkrirë”
Lexo po ashtu Majko: Gjatë Luftës së Kosovës, një politikan shqiptar ishte bashkëpunëtor i një shërbimi të “shkrirë”

Kjo pasi që, përveç kundërshtimeve nga disa vende në botë, siç thotë Ngjela, në Tiranë, në vitin 1999, me përjashtim të kryeministrit Pandeli Majko dhe qeverisë së tij, të gjithë liderët kryesorë politikë, maxhorancë dhe opozitë, ishin kundër bombardimit të Beogradit.

Ja postimi i plotë i tij në Facebook:

Sot, ish presidenti amerikan, Bill Klinton, feston 70 vjetorin e ditëlindjes së tij.

Shqiptarët duhet ta festojnë.

Me personalitetin e tij, me autoritetin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me humanizmin, me intelektin e lartë të tij për politikbërje dhe me njohuritë e thella që kishte për kohën e tij, Bill Klintoni, në pranverën e vitit 1999, çliroi shqiptarët nga zgjedha dhe i shpëtoi ata nga rreziku më i madh i tyre që nga pushtimi osman.

Dhe mos mendoni se e ka pasur të lehtë, në një kohë që, në Tirane, në vitin 1999, me përjashtim të kryeministrit Pandeli Majko dhe qeverisë së tij, të gjithë liderët kryesorë politikë, maxhorancë dhe opozitë, ishin kundër bombardimit të Beogradit.

Në ende nuk ia kemi bërë nderimin historik Bill Klintonit në Shqipëri, sepse ende nuk i kemi larë duart politikisht as me kundërshtarët e luftës së NATO-s për çlirimin e Kosovës.

Por, sigurisht që do t’i bëjmë…(sic) /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori