LAJMI I FUNDIT:

Ngadalësohet kreditimi në Eurozonë

Ngadalësohet kreditimi në Eurozonë
The European Central Bank (ECB) is pictured prior to the press conference following the meeting of the Governing Council in Frankfurt/Main, on January 19, 2017. / AFP / Daniel ROLAND (Photo credit should read DANIEL ROLAND/AFP/Getty Images)

Huadhënia ndaj kompanive në Eurozonë u ngadalësua gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar, ndërkohë që indikatori M3 [qarkullimi i parasë në rajon], pësoi rënie në 4.6 për qind nga 4.9 për qind, tregojnë të dhënat e fundit të publikuara nga Banka Qendrore Evropiane (BQE).

Gjatë muajit nëntor ndërkohë, niveli i huadhënies ndaj koorporatave preku nivelin më të lartë që prej krizës financiare globale një dekadë më parë, mirëpo dhjetori e zbriti këtë rekord. Gjatë këtij muaji, huadhënia ndaj biznesit u zgjerua me vetëm 2.9 për qind, duke u ngadalësuar nga 3.1 për qind që ishte në muajin paraprak, huadhënia ndaj familjarëve ishte 2.8 për qind.


Ky trend pozitiv vie si rrjedhojë e drejtpërdrejtë e politikave monetare mjaftë lehtësuese të BQE-së. Mirëpo, kundrejt rimëkëmbjes gjatë viteve të fundit dhe trendit mjaft pozitiv të kreditimit, nivelet mbeten ende shumë larg atyre të viteve përpara krizës financiare globale. /Telegrafi/