LAJMI I FUNDIT:

Nga varfëria në lagjet e Brazilit në yll të futbollit- Antony tregon jetën e vështirë në fëmijëri kur shiu futej në shtëpi dhe vuajtjet e tjera

Nga varfëria në lagjet e Brazilit në yll të futbollit-  Antony tregon jetën e vështirë në fëmijëri kur shiu futej në shtëpi dhe vuajtjet e tjera

Nënshkrimi më i shtrenjtë i Manchester United këtë verë, Antony, ka folur për Sky Sports për jetën e tij të vështirë dhe se si ia arriti të bëhej futbollist profesionist dhe të arrije në Ligën Premier.

Antony u transferua nga Ajax te Manchester United për afër 100 milionë euro. Tashmë në ndeshjen e parë kundër Arsenalit (3-1), ai shënoi një gol dhe tregoi se do të jetë një përforcim i madh për klubin anglez.


Sidoqoftë, jo gjithçka ishte gjithmonë e mrekullueshme për lojtarin e lindur në Brazil.

Përkundrazi, braziliani kaloi një rrugë tepër të vështirë për t’u bërë i famshëm. Këtë ai e ka thënë në intervistën e fundit për Sky Sports.

Antony u rrit në qendër të një favelle (lagje e varfër) e quajtur “Ferri i Vogël” në Osasco, Sao Paulo. Si fëmijë ai nuk kishte absolutisht asgjë. I goditur nga varfëria, ai nuk mund të përballonte të blinte këpucë futbolli.

“Unë isha thjesht një djalë i përulur nga favela. Nuk kisha këpucë për të luajtur futboll, nuk kisha një dhomë gjumi. Unë jetoja në qendër të favelës dhe kishte shpërndarës droge njëzet metra larg meje. Ndërsa unë po shihja ndeshjet, era e kanabisit hynte në shtëpi”, tregon Antony për jetën e tij si fëmijë.

Braziliani u rrit në një familje shumë të madhe dhe të varfër, ku përmbytja e shtëpisë nga shiu ishte një problem i rregullt dhe ai e pastronte.

“Kishte momente kur rrinim të përqafuar duke qarë dhe duke menduar për jetën tonë, çfarë na pret në të ardhmen nëse kjo vazhdon. Ka pasur momente në mes të natës kur po nxirrnim ujin nga një shtëpi e përmbytur”, tregon braziliani.

Ai iu është përgjigjur në mënyrë fantastike gazetarëve kur ata e pyetën nëse e ndjen presionin pas kalimit te Manchester United për shumën prej 100 milionë eurove.

“Presioni i vërtetë ishte kur jetoja në një favela dhe shkoja në shkollë në nëntë të mëngjesit pa qenë i sigurt nëse do të haja atë ditë. Është shumë presion, por jo ky. Të gjithë mund të përshtatemi”, ka thënë braziliani.

Me gjithçka që ka kalua në jetë, Antony nuk është i mërzitur për të periudhë, por shumë i motivuar për të ecur tutje me Manchester Unitedit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori