Një ndër klubet më unike në Kosovë, Park HD Club, sonte, 4 korrik, hap dyert për të pestin vit me radhë.

Menaxhmenti i klubit thotë se edhe këtë vit kanë përgatitur një ambient “tropikal” ku do të sjellin DJ dhe artistët më të njohur nga vendi dhe bota.


Flori, Elvana, Dafina, Era, Dhurata, Blunt dhe Real janë disa nga emrat e njohur të estradës shqiptare që pritet të performojnë në këtë klub këtë verë.

“Gjithmonë duke iu falënderuar klientëve në veçanti, ne si çdo vit tjetër edhe këtë herë kemi përgatitur një ambient pothuajse tropikal”.

“Po ashtu, një program shumë të nxehtë, ku do të ketë performanca të ndryshme të DJ-ve dhe artisteve të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë”.

“Artistet vendorë tashmë janë të konfirmuar, si Flori Mumajesi, Elvana Gjata, Dafina Zeqiri, Era Istrefi, Dhurata Dora, Blunt&Real dhe shumë të tjerë të pa konfirmuar akoma”.

“Për hapjen e sezonit të ri, çdo gjë mbetet surprizë. Jeni të ftuar që ta shijojmë së bashku!”, thonë nga menaxhmenti i klubit.