Pos që do t’ju ndihmojnë që më lehtë të flini, çorapet ngrohin këmbët, ndërkaq enët e gjakut në shputa do të zgjerohen, që do t’i bëjnë mirë trurit që të marrë sinjalin që është koha e gjumit.
Disa hulumtime tregojnë korrelacionin pozitiv midis zgjerimit të enëve të gjakut në ekstremitete dhe shpejtësisë së rënies në gjumë të thellë.
Gjithashtu, kur trupi bëhet i ngrohtë, organizmi do të provojë që të freskohet në temperaturë të këndshme, gjë që sërish si shpërblim do të ndihmojë që të flini më shpejt.
Mund të theksohen së paku tri përparësi të gjumit me çorape:
Pengon djersitjen natën
Çorapet në këmbë gjatë gjumit ndihmojnë në rregullimin e temperaturës trupore derisa trupi aplikon procesin e ftohjes.
Ky tip i kontrollit të temperaturës së trupit mund të jetë i dobishëm në pengimin e shfaqjes së djersitjes së tepërt, e cila mund të shkaktojë çrregullimin e gjumit, transmeton Telegrafi.
Ndihmon te sëmundja e Rejnoovit
Sëmundja e Rejnoovit është gjendje e rrallë e cila sulmon qelizat e gjakut të individëve dhe shkakton reaksion të tepërt ndaj temperaturave të ftohta, të cilat në raste të rënda mund të shkaktojë plagë apo nekroza (vdekje) të indeve.
Fjetja me çorape ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit dhe pengon gjendjen e këtillë.
Zbut problemin e lëkurës së thatë
Personave të cilët ballafaqohen me problemin e lëkurës së thatë, posaçërisht në muajt e dimrit kur temperaturat janë të ulëta, u bëhen edhe shputat të thata por edhe u pëlcasin. Gjendja e këtillë mund të shkaktojë dhembje të papërballueshme, porse nuk duken as estetikisht bukur.
Përdorimi i kremit të përshtatshëm në këmbë para gjumi dhe mbathja e çorapeve të pastra prej pambuku, ndihmon që të shmanget zgjimi me shputa të dhembshme dhe të thata. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre