LAJMI I FUNDIT:

Nga pasion në mision – piktorja e talentuar me iniciativë vullnetare zbukuron muret e Logopedisë në QKUK

Pasionin për artin dhe pikturën e ka shndërruar në mision.

Me iniciativë vullnetare tash e disa ditë talentin po e shpreh përmes disa vizatimeve në muret e Shërbimit të Logopedisë në QKUK.


Në këtë mënyrë përmbush një nga synimet e saj – të lumturojë fëmijët që trajtohen në këtë klinikë.

Bëhet fjalë për piktoren e talentuar Lena Januzi.

Ajo për Telegrafin tregon se si ka lindur ideja për një iniciativë të tillë dhe se si është pritur nga fëmijët.

Mbështetje për këtë projekt Lena thotë se ka marrë nga Korporata Rugove, e cila ka mbuluar të gjitha shpenzimet e ngjyrave.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë.