LAJMI I FUNDIT:

Nga milionat në toka e shtëpi e deri te kreditë në banka – kjo është pasuria e shefave të grupeve parlamentare

Nga milionat në toka e shtëpi e deri te kreditë në banka – kjo është pasuria e shefave të grupeve parlamentare

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar sot regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publikë për vitin 2021.

Deklarimin e pasurisë e kanë bërë edhe shefat e Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila e LVV-së, Abelard Tahiri i PDK-së, Arben Gashi i LDK-së dhe Besnik Tahiri i AAK-së.


Kusari-Lila në AKK ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një banesë dhe një shtëpi të cilat kapin vlerën e 245 mijë euro. Shefja e deputetëve të LVV-së, ka deklaruar si pasuri të luajtshme një veturë të tipit GLK Mercedes në vlerë 8 mijë euro.

Deklarimi i pasurisë nga Mimoza Kusari-Lila në AKK

Kusari-Lila ka deklaruar se posedon aksione në një shoqëri komerciale “MKL” në vlerë 1 mijë euro. Para të gatshme në institucione financiare Kusari-Lila ka deklaruar se posedon 13 mijë e 987 euro.

Kusari-Lila ka deklaruar se ka kredi për renovim të banesës në vlerë 18 mijë e 025 euro, si dhe kredit kartelë (starcard) në vlerë 484 euro.

Deklarimi i pasurisë nga Mimoza Kusari-Lila në AKK

Të hyra vjetore nga Kuvendi i Kosovës, Kusari-Lila merr 22 mijë e 337 euro, kurse nga udhëtimet zyrtare në kuadër të Kuvendit merr 823 euro.

Kusari-Lila ka treguar se bashkëshorti i saj ka tërhequr 10% e Trustit apo 4 mijë e 12 euro, në janar të vitit 2021.

Deklarimi i pasurisë nga Mimoza Kusari-Lila në AKK

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme në vlerë prej 1 milion e 176 mijë euro.

Tahiri ka deklaruar se ka dy shtëpi banimi njëra prej të cilave është pronë e përbashkët, një tokë bujqësore prej 52 ari, dhe ndërtimin e një shtëpie malore e cila ka deklaruar se është pronë e përbashkët.

Deklarimi i pasurisë nga Abelard Tahiri në AKK

Para të gatshme në bankë, Tahiri ka deklaruar se posedon vetëm 4 mijë e 832 euro, dhe se ka një kredi në vlerë prej 62 mijë e 756 euro në kohëzgjatje deri më 2024.

Të hyra vjetore shefi i deputetëve të PDK-së, ka deklaruar se nga Qeveria e Kosovës merr 23 mijë e 076 euro, dhe 20 mijë e 400 euro nga qiraja që merr nga lokali afarist në Fushë Kosovë.

Deklarimi i pasurisë nga Abelard Tahiri në AKK

Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka deklaruar në AKK se si pasuri të paluajtshme posedon vetëm një shtëpi banimi pronë e përbashkët në vlerë prej 150 mijë euro.

Gashi ka treguar se ka edhe një veturë në vlerë 8 mijë euro të cilët thotë se e ka blerë nga kursimet.

Deklarimi i pasurisë nga Arben Gashi në AKK

Para të gatshme në bankë, Gashi ka deklaruar se posedon vetëm 24 mijë euro. Ai gjithashtu ka edhe një kredi në bankë në vlerë 30 mijë euro.

Të hyrja vjetore nga paga në Kuvendin e Kosovës dhe mëditje, Gashi ka deklaruar se merr 25 mijë e 839 euro, gjithashtu ka deklaruar se merr edhe pagë nga kolegji “AAB”.

Deklarimi i pasurisë nga Arben Gashi në AKK

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme një shtëpi dhe banesë në vlerë 265 mijë euro.

Tahiri i AAK-së, ka deklaruar se posedon dy vetura, njëra prej tyre pronë e bashkëshortes të tipit Audi Q7 dhe VW Tiugan, të dyja në vlerë 21 mijë euro.

Deklarimi i pasurisë nga Besnik Tahiri në AKK

Para të gatshme në bankë, Tahiri ka deklaruar se posedon 38 mijë e 893 euro. Ai gjithashtu ka deklaruar se posedon dy kredia në bankë në vlerë 117 mijë euro të marra për blerje dhe renovim të shtëpisë.

Të hyra vjetore, Tahiri ka deklaruar se merr 18 mijë e 751 euro nga Kuvendi Komunal, si dhe trashëgim nga prindërit ka 30 mijë euro. /Telegrafi/

Deklarimi i pasurisë nga Besnik Tahiri në AKK