LAJMI I FUNDIT:

Nga lufta në ring – Klitschko paralajmëron për thyerjen e këtij rekordi botëror në boks

Nga lufta në ring – Klitschko paralajmëron për thyerjen e këtij rekordi botëror në boks

Që kur Wladimir Klitschko humbi përballë Anthony Joshua më 2017 dhe njoftoi tërheqjen e tij nga boksi, gjithmonë ka pasur spekulime për një rikthim të mundshëm. Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë ka vazhduar të stërvitet dhe të shfaqë një formë fizike të lakmueshme.

Ndjekësit e tij në rrjetet sociale i kanë kërkuar shpesh që t’i kthehet boksit profesionist në përpjekje për të thyer rekordin e jetëgjatësisë së George Foreman, i cili u bë kampion i peshave të rënda në moshën 45-vjeçare, pasi mposhti Michael Moorer dhe zgjati mbretërimin e tij derisa humbi ndaj Shannon Briggs, tashmë 48 vjeç e 316 ditë.


‘Wlad’ mbushi 46 vjeç një muaj më parë. Pas pushtimit rus të Ukrainës, ai iu bashkua mbrojtjes territoriale të Kievit dhe ka qenë në krah të vëllait të tij, Vitali, kryebashkiak, gjatë gjithë kohës.

Vëllezërit Klitschko zbulojnë numrin e ushtarëve rusë që kanë vrarë deri më tani
Lexo po ashtu Vëllezërit Klitschko zbulojnë numrin e ushtarëve rusë që kanë vrarë deri më tani

Ndoshta nuk i kushton më aq kohë boksit, por filozofia e ish-kampionit është të çlirojë mendjen kur ta lejojnë detyrimet, siç tha në një intervistë për BILD, pas fitores së Tyson Fury ndaj Dillian Whyte.

“Kam mësuar që, pavarësisht luftës, nuk duhet të harrosh jetën tënde. Sporti është pjesë e jetës sime. Jam i kënaqur që Fury ka fituar”,  deklaroi Klitschko, i cili nuk përjashton mundësinë që të hyjë sërish në ring.

Vëllezërit Klitschko në listën e zezë prej 23 personash të Vladimir Putinit
Lexo po ashtu Vëllezërit Klitschko në listën e zezë prej 23 personash të Vladimir Putinit

“Kush e di, nuk dua të premtoj asgjë të madhe, por nëse jam në formë të mirë dhe mbi të gjitha nëse lufta në Ukrainë përfundon shpejt e nuk ka pushtim rus në kufijtë tanë, atëherë kush e di?”.

Wladimir më pas zbuloi se ka diçka që e motivon: “Unë ëndërroj të thyej rekordin e George Foreman për të qenë kampioni më i vjetër i botës në peshat e rënda në histori. Kjo më motivon të ngrihem çdo ditë dhe të ushtrohem.

“Secili ka motivimin e vet. Nuk dua të thyej një nofull, dua të thyej një rekord. Gjatë luftës është mirë të flasim për paqen në Ukrainë. Kur të vijë paqja, ne do të flasim përsëri për këtë”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori